Afro 400 ushtarakë kanë dhuruar gjak falas vetëm gjatë muajit të fundit, duke ndihmuar në këtë mënyrë për shpëtimin e jetëve njerëzore, bëri të ditur Akademia Ushtarake-Mjekësore në Sofje.
Dhurimi i gjakut zhvillohet në kuadrin e fushatës “Ji një prej nesh! Dhuro gjak, shpëto një jetë!”. Nga Akademia Ushtarake-Mjekësore deklaruan se çdo vit rreth 6000 – 7000 veta dhurojnë gjak për spitalin, ndërsa gjysma prej tyre janë nga Ushtria Bullgare.
Akademia Ushtarake Bullgare i falënderoi edhe bullgarët që tashmë janë shëruar nga Covid-19, të cilët dhurojnë plazmë rekonvalescente, duke i ndihmuar të tjerët për ta përballuar infektimin.Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..