Në qoftë se zgjedhjet ishin sot për partinë GERB do të votonin 20.5% nga bullgarët, për Partinë Socialiste-19.6%. Për projektin e ri –“Ka një popull të tillë” - 14.9%, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë-9.9%, për Bullgarinë Demokratike - 9.4% dhe për Ngrihu.Bg- 4.6%. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit tremujor të qëndrimeve socio-politike të qytetarëve bullgarë të agjencisë Alpha Research. Dy të tretat nga elektorati - 66.2% vazhdojnë të shprehin një mbështetje parimore për protestat në vend, pavarësisht nga rezervat lidhur me përbërjen e tyre dhe mjetet shprehëse. 10.1% nga ata të cilët janë të vendosur se do të votojnë akoma janë duke zgjedhur se cilin do të përkrahin, gjë e cila mund të riorganizojë një numër pozicionesh në një situatë reale votimi, pohojnë sociologët.
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav Borshosh lidhur me pjesëmarrjen e vendit në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Nova. Kështu ai iu përgjigj pyetjes se përse u mblodh..
Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..