Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq Bullgar do t’u shpërndajë nevojtarëve produkte ushqimore

Foto: BGNES

437 mijë bullgarë të varfër do të marrin paketa me ushqime të nevojës së parë. Financimi është i Fondit për Ndihmë Evropiane. Produktet ushqimore do t’u dërgohen nevojtarëve që nga kjo javë me ndihmën e Kryqit të Kuq Bullgar. Janë parashikuar 6 500 tonë ushqime me vlerë 15.7 mln leva /rreth 7.85 mln euro/.

Familjet prej një ose dy anëtarësh do të marrin nga një paket me ushqime, ndërsa ato prej tre, ose më shumë anëtarësh – dy paketa. Produktet do të jepen kundrejt prezantimit të kartës së identitetit në 309 pika në mbarë vendin, kurse iniciativa do të vazhdojë deri më 30 nëntor. Listat me emrat e njerëzve që do të ndihmohen përgatitet nga Agjencia për Ndihmë Sociale.

Pesha e një pakoje ushqimore është afro 23 kg dhe përfshin konserva prej mishi dhe perimesh, miell, oriz, spaghetti, salcë prej domatesh, sheqer, ose vaj ulliri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD