Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua për të promovuar zanatin e përpunimit të qilimave bullgarë si pjesë e programeve për turnetë kulturore-historike në vend. Ajo e tha këtë gjatë vizitës së saj në punishten për qilima të punuar me dorë në fshatin Kostadinovo të rrethit të Pazarxhikut, transmetoi BTA.
Ndër klientët e firmës bullgare, përveç familjes mbretërore britanike dhe familjeve të tjera mbretërore në Evropë, janë edhe shumë prej muzeve të njohur në botë.
Në mbi 200 pallate në Britaninë e Madhe ka qilima nga Kostadinovo. Dhoma e kajzerit në muzeun e Vjenës “Albertina” gjithashtu disponon një qilim prej leshi nga Kostadinovo.
Sipas Nikollovës qilimat unikalë bullgarë mund të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Evropës.Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..