Me një energji të bashkuar dhe shumë emocion sot feston ekipi i Radio Plovdivit si dhe muzikantët nga Big Bendi “Plovdiv” i cili është një pjesë e rëndësishme nga struktura muzikore dhe krijuese e medias kombëtare. Me një program të posaçëm festiv # BASHKË Radioja dhe Orkestra do të festojnë dy ditëlindje - 65 vjetorin e Radios Plovdiv dhe 20 vjet Big Bendi “Plovdiv”. Ngjarja do të jetë në skenën e Teatrit Antik në qytet dhe organizohet me ndihmën e Bashkisë së qytetit Plovdiv, të institutit bashkiak “Plovdivi i Lashtë” dhe Fondacioni “Plovdiv 2019”.
Për 20 vjetët e vet “Big Band Plovdiv”, me themelues dhe drejtues Nikollaj Geshev ka zhvilluar dhjetëra koncerte në të gjithë vendin me pothuajse të gjithë xhaz dhe pop interpretuesit e njohur në Bullgari. Ka krijuar dhe repertorin e vet me të cilin njihet dhe ka publikun e vet të besuar.
Më 2 qershor 1955 tingëllon për herë të parë në eter sinjali i Radio Plovdivit. Me kalimin e kohës ajo u imponua si radioja më e dëgjuar regjionale në Bullgarinë Jugore. Si një nga nëntë programet regjionale të Radios Kombëtare Bullgare, ekipi i tij siguron një informacion të vërtetë, të saktë dhe objektiv për jetën në regjion 24 orë . Por, përveç se në një frekuencë prej 94.0 MHz, transmetuesit e fuqishëm sigurojnë mbulimin e programit të Plovdivit deri në rajonin e Panagjurishtes, deri në fushën të Zllaticës dhe të Pirdopit, fushën e Sofjes dhe Trakinë Perëndimore. Dhe jo në vend të fundit-programi i radios regjionale i pari në Bullgari (akoma gjatë marsit të vitit 1998) u paraqit online në Internet.
Për ne është e rëndësishme të provokojmë një debat shoqëror, sepse në ndeshjen e mendimeve bëhemi më të informuar, më të pavarur, më të lirë , por dhe më tolerantë”-thotë për qasjen gazetareske në median regjionale kryeredaktori Marin Danev. Ai rikujtoi dhe moton, pas së cilës qëndrojnë kolegët në Plovdiv: “Po vazhdojmë një traditë, ku asgjë nuk është si dje...”
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..