Fëmijë nga Taraklia e Moldavisë u dalluan nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në edicionin e 11 të konkursit për fëmijë dhe adoleshentë të agjencisë për këndim “Ljubka Rondova” morën pjesë 72 interpretime të 39 pjesëmarrësve individualë dhe 9 grupeve vokale.
Pjesëmarrësit e moshës nga 6 deri në 18 vjeç mbërritën nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Qiproja, Moldavia, SHBA-ja, Ukraina, Hungaria dhe Franca.
Në kategorinë “interpretues individual” Çmimin e Madh për këngë estrade e fitoi nxënësja nga gjimnazi i qytetit Taraklia Ksenia Todorova me këngën “Trëndafili Bullgar”. Çmimin e posaçëm të shkollës bullgare në degën “Grupe të muzikës së dhomës” u fitua nga Shkolla Rajonale për Arte në qytetin Taraklia, transmetoi BTA.Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..