Me 35 vota “pro”, 30 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” Komisioni për Liritë Civile dhe Drejtësinë në Parlamentin Evropian miratoi projekt-rezolutën për Bullgarinë. Këmbëngulet që Komisioni Evropian ta vazhdojë monitorimin mbi reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari. Nënvizohet nevoja që qeveria të garantojë një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e mjeteve evropiane dhe t’u përgjigjet menjëherë shqetësimeve se mjetet e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së njerëzve që kanë të bëjnë me persona që janë në pushtet, transmetoi BNR.
Para BNR-së eurodeputetja nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Elena Jonçeva tha se kjo nuk është rezolutë kundër Bullgarisë, por është në përkrahje të shtetasve bullgarë dhe të dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet pa korrupsion dhe me një sistem të pavarur gjyqësor.
Pritet që rezoluta të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian.
Gjatë mbrëmjes së 85-të të protestave antiqeveritare në Sofje një prej liderëve Arman Babikjan lexoi një pjesë prej rezolutës dhe nënvizoi se Brukseli i ka dëgjuar mirë qytetarët nga sheshi.Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..