Kur vjen vjeshta, ligatinat dhe lumenjtë tanë mbushen me ulërima të mijëra tufave të zogjve. Ky është sezoni i migrimit, kur shpendët bëhen gati të imigrojnë drejt çerdheve të tyre të dimrit. Në Bullgari janë regjistruar mbi 400 lloje, 26 prej tyre janë të kërcënuar globalisht. Dhe akoma: mbi 90 janë vendet e rëndësishme të ornitologjisë tek ne. Një pjesë e konsiderueshme janë vendosur në bregdetin tonë të Detit të Zi, mbi të cilin kalon Via Pontika - një nga magjistralet kryesore ajrore të shpendëve nga Evropa drejt Afrikës. Në Rodopet Lindore janë konstatuar afro 70% nga e gjithë pasuria jonë e shpendëve. Asgjë të çuditshme nuk ka në faktin se vendi ynë tërheq ornitologë amatorë nga e gjithë Evropa dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Këta njerëz janë kureshtarë, të arsimuar dhe ....me mundësi për pagim të mirë. Ata mbërrijnë në Bullgari me një qëllim të vetëm - të vërejnë ndonjë specie të zgjedhur e të shënuar paraprakisht prej tyre. “Të armatosur” me binokla dhe aparate fotografike, entuziastët vizitojnë skajet më të largëta të natyrës bullgare, që të shikojnë, pavarësisht dhe nga larg, ndonjë shqiponjë e cila kakaris ose një tufë patash me gjoks të kuq.
“Zakonisht këto turne të specializuara vazhdojnë midis 7 dhe 14 ditësh dhe përfshijnë disa nga habitatet më interesante të shpendëve tek ne” - tregon operatori turistik Petër Dillçev. Por, cilat janë llojet më të kërkuara të shpendëve nga ornitologët dhe fotografët?
“Për shembull në Rodopet Lindore mund të vërehen 3 nga 4 llojet e shkabës në Evropë - ai egjiptian, kokë ziu dhe kokë bardhi. Kurse nëpër bregdetin e Detit të Zi më të shumta janë shpendët e ujit, ku mjaft atraktive janë pelikani bojë rozë dhe pelikani Dalmat. Gjatë periudhës së vjeshtës në këto zona mund të vëzhgohet fluturimi i mbi 100 llojeve të shpendëve nëpër Via Pontika.
Flasim pë rlejlekë, pelikanë, për zogjtë grabitqarë. Një interes të madh ka dhe për rezervatin “Srebërna”, ku formojnë fole 221 shpendë”.
Zakonisht fluturimi vjeshtor i zogjve përfshin muajt shtator dhe tetor. Atëherë mbi 80% nga popullimi evropian i lejlekut të bardhë dhe të shqiponjës së vogël kakarritëse kalon përmes territorit tonë. Gjatë kësaj stine turistët mbërrijnë, që të vërejnë lejlekët e zinj, minj kapëset e të tjera. Por ndryshimi global i klimës e thotë fjalën e vet:
“Gjatë gjithë kohës së migracionit ka vende, të cilat shpendët i përdorin për të fjetur dhe për pushim. Liqeni i Durankullakut është një prej tyre - pohon Petër. Gjatë dimrit aty bën fole dhe pata me gjoks të kuq, e cila vjen nga tundra. Deri përpara disa vjetëve kishte mundësi të vërehen mbi 80-90% nga popullimi botëror i këtij lloji unikal të shpendëve.
Por, mjerisht, ndryshimet klimatike, të cilat po i vërejmë në të gjithë botën, ndryshuan dhe sjelljen e kafshëve të egër. Në disa vitet e fundit po vëmë re një ngrohje të dimrit. Shpendët tanimë kanë mundësi të gjejnë ushqim dhe në zona të tjera, më veriore. Prandaj një pjesë prej tyre tanimë nuk kalojnë dimrin vetëm në Bullgari, por zgjedhin dhe vende të tjera. Kështu që çdo dimër tek ne është e ndryshme. Kjo vlen dhe për Liqenin e Durankullakut. Aty mijëra pata me gjoks të kuq, të cilat në të kaluarën e përmbushnin qiellin, po pakësohen me çdo vit që kalon.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Petër Dillçev
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..