Komisioni Evropian do të paraqesë raportet për sundimin e ligjit në të gjitha vendet-anëtare sipas mekanizmit të ri horizontal pas kolegjiumit të komisionarëve sot, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel Angjelina Piskova, duke cituar zëdhënësen e Komisionit Dana Spinant.
Në dokument thuhet se kërcënimet kundra gazetarëve janë tepër shqetësuese në Bullgari, Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Spanjë, njofton “Politiko”. Nënvizohet po kështu se pavarësia e sistemit gjyqësorgjendet para një rreziku në Hungari dhe Poloni.
“Këto raporte mund të kthehen në një instrument bazë të procesit demokratik në vendet e veçanta”, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare docenti Svetosllav Malinov, drejtues i Katedrës “Politologji” në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe ish-euro deputet nga grupi i Partisë Popullore Evropiane.
“Bullgaria i përngjan një studenti, i cili dhjetë vjet është kthyer në sesionin e vjeshtës të përmirësimit të notave. Kjo qe historia jonë. Madje 12 vjet ne merrnim raporte kritike, më pak raporte kritike, pak pozitive, por gjithsesi raporte kritike për këtë se nuk kemi të bëjmë me sundimin e ligjit, se kemi korrupsion, një sistem gjyqësor të pa reformuar. Dhe në fund erdhi një mekanizëm i ri”.
Raporti i ri do të përmbajë atë, e cila përfshihet në raport mbi mekanizmin e monitorimit, por shpresat e të gjithëve, të cilët po i presin këto raporte, është të ketë shumë më tepër, theksoi Svetosllav Malinov.
“Të ketë shumë më tepër nga përqendrimi mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë, të ketë dhe për mediat, të ketë dhe për mënyrën në bazë të së cilës funksionon demokracia bullgare, për rreziqet, për shkrirjen midis politikanëve dhe mediave, partive, mediave dhe oligarkëve - këtë po presim. Në ndonjë farë kuptimi fusha e kritikës është zgjeruar”.
Raportet e para priten me një vëmendje të madhe dhe përkujdes dhe sepse kjo duhet të jetë mbrojtja e re e parave evropiane nga korrupsioni, vuri në dukje Malinov.
“Çdo gjë nisi nga ndjenja e një pjese më të madhe të qytetarëve evropianë, më në veçanti të vendeve donatore, se paratë e tyre po treten nga qeveritë, të cilat nuk i respektojnë vlerat evropiane. Pa vlera evropiane nuk duhet të ketë para evropiane”, shtoi Malinov.
Sipas fjalëve të tij, Bullgaria dhe Rumania kanë kontribut për dështimin e kontrollit evropian, me qenë se kanë “demonstruar seBashkimi Evropian nuk ka mekanizëm, i cili të mund ta detyrojë shtetin anëtar të bëjë reforma radikale për të mirën e qytetarëve të vet, jo për shkak të burokratëve evropianë. Fatkeqësisht duhej të kalonin me të vërtetë 12 vjet, që të mund të shikohet se një shtet si Bullgaria nuk mund të realizojë reforma të tilla”, nënvizoi docenti Svetosllav Malinov.
Raporti nuk do të jetë zhgënjyes për ata, të cilët janë kritikë ndaj qeverisë, prognozon në përfundim zoti Malinov.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027,..