Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti kryetarët e porsazgjedhur të bashkive nga GERB për paraqitjen e tyre të suksesshme në zgjedhjet e pjesshme.
“Kjo është një shenjë e besimit ndaj nesh dhe pritjeve të njerëzve”, vuri në dukje ai në takim dhe shpalli se në buxhetin për vitin 2021 theksi do të jenë vendbanimet e vogla.
“Për qytetet e mëdha dhamë miliarda, por në vendbanimet e vogla gjithashtu jetojnë shumë njerëz dhe ka shumë fëmijë. Atje ku nuk ka kopshte fëmijësh, ku nuk ka shkolla – do të ndërtojmë. Tashmë ndërtuam kaq shumë rrugë, uzina të reja ka kudo, salla sportive, sheshe sportive, stacione pastruese. Kjo është një mënyrë që t’i tërheqim njerëzit këtu”, nënvizoi Boorisov. Një video e takimit mund të shihet në faqen e Kryeministrit në Facebook.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..