Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Super grup bullgar kryeson rok klasifikimin në Greqi

Intelligent Music Project dhe kënga e tyre “Every time” i pushtuan dëgjuesit dhe kryesuan rok klasifikimin prestigjioz në fqinjën tonë jugore

Foto: arkiv

Intelligent Music Project është i krijuar para rreth 10 vjetëve. Producent dhe autor i këngëve në të gjithë 5 albumet e grupit është doktori Milen Vrabevski - sipërmarrës dhe filantrop, i njohur në Bullgari me kauzat e tij të atdhedashurisë.

Gjatë viteve në projekt kanë marrë pjesë muzikantë të njohur botërisht si Simon Philips, Joseph Wiliams, të njohur nga grupi Toto, John Payne (ex-Asia), Carl Sentance ( nga grupi Nazareth) John Lawton (ex-Uriah Heep) e të tjera.

Përpara disa ditëve Intelligent Music Project u ngjit deri në vendin e parë në rok klasifikimin grek Rock Radio 104.7, duke kaluar në rrugën e tij emra të afirmuar botëror si Deep Purple, Scorpions, Whitesnake dhe Rolling Stones - këtë e mësuam nga një bashkëpunëtor  i doktorit  Vrabevski. Kënga me të cilin u arrit ky sukses, quhet „Every time“. Ajo është një pjesë nga albumi i fundit i bandës „Life Motion“, ku këngëtari kryesor është frontmeni i grupit legjendar Rainbow Ronnie Romero.

Pyetjes se përse sipas tij kënga ka një sukses kaq të madh, Ronnie përgjigjet:

“Për mua përgjigja është tepër e thjeshtë-sepse “Every time” është një këngë shumë e bukur! Ka një melodi e cila tingëllon në mënyrë pak komerciale, është e strukturuar shumë mirë dhe është shumë e këndshme për t’u dëgjuar. Nga ana tjetër, dikush më tha kohët e fundit se, kam fansa të shumtë në Greqi - nuk dija fare për këtë. Kështu që, kur të mbledhim 1+1, në fund na del një këngë e suksesshme në klasifikimet!”

Mes pjesëmarrësve të tjerë në albumin e 5 të Intelligent Music Project „Life Motion“ janë përsëri Simon Philips, John Payne si dhe Richard Grisman nga grupi River Hounds. Pjesëmarrësit bullgar në projekt janë mes muzikantëve tanë më të mirë Stojan Jankullov-Stunxhi, Sllavin Sllavçev, Biser Ivanov, Bobi Kosatkata, Ivajllo Zvezdomirov, Ivo Stefanov, Lina Nikoll dhe Samuell Eftimov.

Mësuam po kështu se gjatë muajve të ardhshëm, në qoftë se rrethanat e jashtëzakonshme lejojnë, Intelligent Music Project do të zhvillojë koncerte në Greqi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD