Ndihma e njëhershme nga 210 leva për shfrytëzimin e shërbimeve kryesore për turizëm të brendshëm në vendet e akomodimit për ata që punojnë në vijën e parë do të jetë në përkrahje të tërë sektorit deri më 30 nëntor 2021. Këtë e njofton Ministria e Turizmit. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme iu dha mundësi për uljen e tarifave të koncesionit me 50 për qind në kusht se koncesioneri do të ulë çmimet për përdoruesit. Në një takim me koncesionerë në pushimoren Sllënçev Brjag zëvendës kryeministrja Marijana Nikollova tha se koncesionerët e 56 plazheve detare aplikuan për uljen e taksave gjatë verës. Megjithëkëtë në telefonin e Ministrisë së Turizmit erdhën shumë sinjale të përdoruesve për etiketimin e pa saktë të shërbimeve në plazh, për zona të paqarta për pajisjet e paguara të plazhit, për probleme me çadrat dhe shezlongjet në zonat e paguara.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..