Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akuzuan ish-nëpunës të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit

Foto: arkiv

Prokuroria e Specializuar parashtroi në Gjykatën e Specializuar akuza kundër ish-Kryetarit të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev, ish-kryesekretarit të Agjencisë Krasimir Tomov dhe akoma dy nëpunësve të tjerë. Ata në cilësinë e tyre të nëpunësve zyrtarë si grup kriminal kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfete për lëshimin e certifikatave të paligjshme për prejardhje bullgare shtetasve të huaj. Kanë tregtuar gjithashtu me ndikim dhe i kanë larë paratë nga aktivitetet e tyre kriminale.

Objekt i veprimtarisë së tyre kriminale kanë qenë kryesisht shtetas të shteteve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të shteteve, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, ku ka popullsi sllave, thuhet në akuzë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Në Festën Kombëtare, trengjyrëshi bullgar ndriçoi ndërtesat në Tiranë

Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..

botuar më 25-03-04 9.31.PD

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD