Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kaluara e manastirit Mëglizh është e mbështjellë në mister

4
Foto: Veneta Nikollova

Një nga manastiret tona më të bukura është i heshtur në thellësitë e Ballkanit, 2 kilometra në veri nga qyteti i rrethit Mëglizh. Shumë pak janë njerëzit që vijnë këtu larg qendrave tona turistike të përmbushura me njerëz, që të vetmohen dhe të marrin një gllënjkë shpirtërore larg kotësisë njerëzore.  

Manastiri i Mëglizhit “Shën Nikollaj” i pret vizituesit e vet me qëndrimin krenar të kishës së vet me një nef, e ngritur në vendin e kishës së mëparshme ortodokse, mbeturinat e së cilës janë të shpërndara në afërsi.


Pavarësisht se është i rinovuar dhe i mirëmbajtur shumë mirë, manastiri nuk ka humbur asgjë nga patina e kohës dhe atmosfera e cila transmeton qetësi dhe shenjtëri. Ndërtesa të bukura në stilin rilindës e rrethojnë anë e mbanë oborrin e zhytur në lule. Derisa shëtisni nëpër çardakët prej druri të cilët kërcasin nën këmbët tuaja, do të shijoni pa fund pamjet e bukura drejt majave të kundërta malore. Por, çfarë dimë për historinë e këtij vendi të përmbushur me shumë shpirtmadhësi dhe shenjtëri? Del se shumë pak!

Historianët janë të një mendimi për një gjë se në kohërat me të trazuara e të turbullta të Sundimit Osman, Manastiri i Mëglizhit ka ruajtur shpirtin dhe frymën bullgare dhe besimin e krishterë. Dhe se akoma gjatë shekullit të 16 këtu janë përgatitur priftërinjtë për të gjithë Bullgarinë Jugore. Sipas burimeve të shkruara, gjatë vitit 1623 udhëheqësi jeniçer Skllav mbërrin në Mëglizh, për të mbledhur “taksën e gjakut”. Të frikësuar, njerëzit kanë fshehur fëmijët e vet në manastir. Dhe me qenë se murgjit nuk i kanë tradhtuar, për dënim manastiri është djegur, kurse murgjve u kanë prerë kokat. Dusho Gavazov , zëvendës-kryetar i bashkisë së Mëglizhit tregon:

“Rinovimi i manastirit bëhet midis viteve 54-69 të shekullit të 20. Atëherë ai është rikonstruktuar dy herë dhe i rinovuar krejtësisht. Sipas të dhënave letrare, gjatë periudhës së Rilindjes këtu është hapur shkolla e meshkujve, kurse disa vjet më vonë dhe ajo e femrave. Gjatë vitit 1870 shkolla zhvillohet në shkollë të mesme. Përveç kësaj në manastir ka pasur një bibliotekë jashtëzakonisht të pasur. Mjerisht pjesa më e madhe e arkivit është djegur gjatë kohës së Luftës Çlirimtare Ruso-Turke gjatë periudhës së viteve 1877-78. Supozohet se këtu jo njëherë ka ardhur dhe ka qëndruar Apostulli i Lirisë Vasill Levski.”

Në ditët tona  qelia e Levskit, si dhe shkolla me qeli janë të rivendosura. “Në kishë ekziston diçka, të cilën nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër në Evropë. Bëhet fjalë për një ikonografi, në të cilën janë paraqitur bashkë Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe Shën Patrik - i cili është mbrojtësi dhe përkrahësi i Irlandës” - thotë Dusho Gavazov.

Sipas legjendës vendase afresku i pazakontë ka qenë i porositur dhe i pikturuar me dhurime të një irlandezi të panjohur. Kurse studiues shpjegojnë ekzistencën e tij me faktin se që të tre shenjtorët kanë regjistruar emrat e vet në historinë  e qytetërimit evropian, duke kryer misione të ngjashme. Shën Patrik ka jetuar gjatë shekullit të 5dhe ka sjellë krishterimin mes  popujve të veriut. Katër shekuj më vonë vëllezërit e Selanikut përkthejnë Biblën në gjuhën bullgare të vjetër dhe shpërndajnë fjalën e shkruar mes sllavëve dhe bullgarëve.


Dhe akoma një gjë tjetër bën përshtypje –një pjesë prej pikturës së shenjtorëve bullgarë në zbukurimin mural të kishës, ata janë me veshje popullore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD