Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çengene Skele po kthehet në një territor për atraksione dhe ekspozita

Foto: Daniella Kostadinova, BNR

Filloi ndërtimi i kompleksit kulturor-historik  “Çengene Skele” pranë qytezës së peshkatarëve me të njëjtin emër në afërsi të lagjes së qytetit Burgas Krajmorie. Parashikohet ndarja e një hapësire me një qasje të gjerë publike, qëllimi i së cilës është popullarizimi i zanatit të peshkimit dhe traditave të lidhura me të - informojnë nga Bashkia e qytetit Burgas.

“Çengene Skele” ekziston që nga viti 1784, kurse bashkia do që të zhvillojë dhe të popullarizojë  unikalitetin e formimit të vendbanimit, që ta kthejë në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit. Del se, tek ne më shumë peshkatarë janë të regjistruar pikërisht në Çengene Skele”. Me dëshirë të tyre punonjësit e bashkisë kanë përgatitur të gjitha projekt-propozimet për kompleksin e ardhshëm dhe çdo një hap tjetër shqyrtohet me bashkësinë vendëse të peshkatarëve. Planifikohet ndërtimi i një salle shumë funksionuese, një kafe-klubi të marinarit, shtëpi-punishteve për fëmijët, një hapësire në formë parku me një zonë për piknik me amfiteatër për koncerte të vogla në të hapur. Në kompleksin etnografik do të zhvillohen stërvitje, ekspozita dhe demonstrime të praktikave të peshkimit. Salla shumë funksionuese si dhe amfiteatri do të kthehen në një pikë tjetër të zjarrtë të jetës kulturore në qytetin Burgas në mbrëmje, kurse mjedisi i parqeve, vija detare dhe atraksionet për vizitorët e vegjël do të tërheqin vizitues të shumtë gjatë ditës. Po ndërtohet dhe një skelë për një anije të ardhshme, e cila do të transportojë turistë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD