Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare e hap sezonin e vet të ri më 25 shtator me një koncert në sallën “Bëllgaria” nën shkopin e dirigjentit Mark Kadin, dirigjenti kryesor i ansamblit.
Në pjesën e parë, në Koncertin numër 3 për Piano dhe Orkestër nga Bethoveni solist është pianisti i ri ukrainas Dmitry Choni- fitues në konkurse prestigjioze ndërkombëtare, mes të cilave “Busons”( në Itali gjatë vitit 2017). Në pjesën e dytë simfonikët e radios do të ekzekutojnë Simfoninë numër 100 nga Haydn, të quajtur “Ushtarake”, si dhe veprën „Timber & Steel” (“ Dru dhe çelik”) nga Dobrinka Tabakova, e cila shpjegon: “Vepra është e porositur nga BBC në lidhje me 150 vjetorin nga lindja e Sir Henry Wood, bashkëthemelues i festivalit më të madh për muzikë klasike në Angli - BBS Proms emblematik.” Premiera është zhvilluar në fund të muajit gusht gjatë vitit 2019, në kuadrin e BBS Proms , në ekzekutim të BBS Concert Orchestra me dirigjentin Bramwell Tovey. Në Sofje do të zhvillohet premiera bullgare e “Dru dhe çelik”.
Le të rikujtojmë se, Dobrinka Tabakova është mes krijuesve më të rinj dhe të spikatur në skenën bashkëkohore.
Ajo ka lindur në qytetin Plovdiv, por familja e saj transferohet për të jetuar në Londër gjatë vitit 1991 dhe aty zhvillohet karriera e bashkatdhetares sonë. Ajo ka mbaruar studimet në Royal Academy of Music Junior Department në Londër dhe Guildhall School of Music & Drama. Ka mbrojtur doktoranturë për kompozim në King's College në Londër. Krijimet e saj interpretohen nëpër të gjithë botën. Albumi i saj i parë prej autori „String Paths”, i nxjerrë nga ECM Records, është i nominuar për çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë klasik”. Ajo është një kompozitore rezidente e orkestrës së BBS që nga viti 2018.
Programi për stinën e re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare përfshin akoma një sërë premierash, kurse instrumentistët dhe dirigjenti kryesor premtojnë tituj intrigues, premiera, perla nga muzika bullgare dhe kryevepra botërore. Bashkë në një skenë me radio-simfonikët do të jenë miq - dirigjent të njohur bullgar dhe solist të shquar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNRNjë grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..