Po përgatitet dokumentacioni kështu që nga 1 tetori spektatorët të mund të asistojnë në kampionatet në të mbyllur. Këtë e njoftoi ministri i sportit Krasen Krallev i cili para pak kohe u shërua nga Covid-19. Ai frekuentoi Ekspozitën Sportive “Asiks” ku nja 30 klube dhe federata sportive prezantojnë sporte të ndryshme. Veprimtaria është pjesë e Javës Evropiane të Sportit dhe Nismës “Bëhu aktiv”.
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..