Bullgaria është në vend të 44 ndër 193 shtete në Indeksin për zhvillim të qeverisë elektronike (EDGI), tregon një raport i OKB-së. Për herë të parë vendi ynë hyn në kategorinë “shkallë shumë e lartë e zhvillimit të qeverisjes elektronike”, ndër vende si Çekia, Sllovakia, Letonia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.
Sipas raportit Bullgaria, bashkë me shtetet e tjera në këtë kategori, tregon një përparim të vazhdueshëm në përpunimin e dokumenteve strategjike për qeverisjen elektronike dhe në sigurimin e shërbimeve elektronike.
Vendi shënon një përparim të konsiderueshëm edhe në Indeksin për pjesëmarrje elektronike, duke dalë me 12 përpara në klasifikim dhe nga vendi i 35 arrin në vendin e 23, ndër 193 shtete, njofton investor.bg.Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..