Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..