Ditën e 74 të protestës antiqeveritare përveç shfaqjeve të zakonshme civile në qendër të Sofjes, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, atje ku janë godinat e Parlamentit, Presidencës dhe qeverisë, do të ketë dhe një aktivitet partiak. Lëvizja “Së bashku” e prof. Aleksandër Tomov, ish-kryeministër, organizon një konferencë kombëtare me moton “Ka alternativë”. Pas fundit të forumit në orën 15.00 është planifikuar një procesion proteste dhe bllokim i udhëkryqit kryesor. Do të kërkohen dorëheqja e qeverisë, e kryeprokurorit dhe shpërndarja e Parlamentit, transmetoi BNR.
Dita e djeshme e 73 e protestës në Sofje kaloi pa incidente. Pjesëmarrës në mitingun dhe në procesionin e protestës thanë para BNR-së se korrupsioni në Bullgari është i padurueshëm dhe se pushteti përpiqet t’i mbytë protestat, prandaj protestuesit duan që t’i dëgjojë Evropa.
Projekti civil “Demokracia dhe Legjitimiteti” vendosi një çadër para Presidencës dhe filloi të grumbullojë sinjale për korrupsion për t’i dërguar në institucionet evropiane.“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Gjatë natës, retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen, dhe moti do të kthjellohet në shumë zona. Të dielën në mëngjes , do të ketë dukshmëri të..