Një lulëzim gjatë viteve të fundit tek ne po përjeton mbarështimi i buajve. Mesatarisht midis 4 dhe 8% në vit shtohet numri i buajve të rritur në Bullgari, llogarisin nga Shoqata Kombëtare Bullgare për mbarështimin e buajve. Sipas kryetares së saj, profesoresha Conka Peeva, deri tani si më të përshtatshme për rritjen e buajve janë formuar areale në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në krahinat e Plovdivit dhe të Haskovos të Bullgarisë Jugqendrore. Por, gjatë viteve të fundit, për shkak të ngrohjes globale dhe të muajve të zjarrtë të verës, del se kafshët ndihen shumë mirë dhe në zemrën e malit Rodopi.
Juzkan Selimov nga fshati Velikdençe rrethi i qytetit Kërxhali (Bullgari Jugore) është një nga dy pronarët, të cilët risin buaj në Rodopet. Duke u mbështetur tek vërejtjet e tij shumëvjeçare se, në Evropën Perëndimore produktet e qumështit prej buallice, më në veçanti ato organike, vlerësohen lartë, gjatë një nga pushimet e tij në fshatin e lindjes, vendos që të krijojë një fermë për buaj. Dhe kështu gjallëron mbarështimin e buajve që ka qenë tradicional dikur për Rodopet. Një rol të rëndësishëm këtu luajnë subvencionet evropiane të cilat lëshohen për zhvillimin e blegtorisë.
Rruga nga ideja drejt realizimit të saj del se është jo shumë e lehtë. Juzkan i bie gjerë e gjatë Bullgarisë dhe pas një kërkimi mjaft të gjatë gjen dhe blen 15 bebe femra dhe 10 bebe meshkujsh nga fshati Topuzevo rrethi i qytetit Kotell /në Bullgarinë Lindore/. Sot, 6 vjet më vonë, kopeja e Juzkan Selimovit numëron 38-40 kafshë dhe kullot lirshëm në lëndinat dhe gjen freski në ditët e zjarrta në 5 pellgjet rreth fshatit.
“Pavarësisht se janë kafshë të mëdhenj, ato tregojnë një lidhje jashtëzakonisht të afërt me pronarin e tyre, ato zbuten shumë lehtë dhe nuk kanë nevojë prej një numër të madh barinjsh”- tregon Juzkan Selimov dhe shton se për kopenë familjare kujdeset gruaja dhe dy vajzat e tij, të cilat i mjelin me makinë buallicat dhe përgatisin produkte prej qumështi të buallicave për nevojat e fshatit.
Ëndrra e madhe e fermerit është të mund të shtojë numrin e kafshëve deri në 100 dhe të ndërtojë një baxho të vogël për produkte ekologjike prej qumështi të buallicave. Që të mund të realizojë ëndrrën e vet ai po vazhdon të punojë në Holandë dhe kthehet në krahinën e tij të lindjes vetëm në periudhën e Krishtlindjeve dhe në pushimin e verës.
“Në kundërshtim të të gjitha mendimeve, puna jashtë shtetit është e rëndë, mund të them shumë e rëndë. Të gjithë mendojnë se aty shumë lehtë nxirren para. Por nuk është dhe fare kështu. Por kur njeriu ka një ëndërr dhe do që patjetër ta realizojë, ai mund të ngrejë dhe male” - thotë në të ikur Juzkan Selimov dhe nuk lë pa përmendur një gojëdhënë popullore turke: Ai që pëlqen kajmakun, i tërheq buajt me vete”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalInstituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..