Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..