Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti vendos veto mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Foto: BTA

Manipulimi i zgjedhjeve dhe shpërndarja e porcioneve të pushtetit janë në thelbin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor – është i mendimit Presidenti Rumen Radev, i cili ishte i pranishëm në liturgjinë me rastin e Ditës së Sofjes. Ky është shkaku që ai të vendosë veto mbi tekstet e miratuara në Kuvendin Popullor.

Me rastin e nxjerrjes së nënave të Iniciativës “Sistemi na vret” nga godina e Parlamentit, ai deklaroi se nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Rojës kanë vepruar sipas udhëzimeve të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva.

“Debati për gjendjen e demokracisë dhe të superioritetit të ligjit zhvillohet në Parlamentin Evropian, ndërsa pushtetarët bullgarë refuzojnë ekzistencën e problemit”, tha gjithashtu Presidenti Radev dhe përsëri kërkoi dorëheqjet e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD