Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizëm i matur për marrëdhëniet ekonomike bullgaro-turke në sfondin e Covid-19

Pandemia nga Covid-19 preku të gjithë ekonominë botërore, kurse milionë njerëz humbën punën e vet. Kriza çoi deri në ngushtimin e konsumit, deri në ndërprerjen e prodhimeve dhe deri në ndërprerjen e vargjeve tanimë të ndërtuara për furnizime. Pasojat ekonomike nga kriza globale shëndetësore janë të dukshme dhe këtu në Ballkan. Në këtë sfond, si zhvillohen lidhjet ekonomike bullgaro-turke.

Gjatë viteve të fundit Bullgaria dhe Turqia po mbajnë një qarkullim të qëndrueshëm tregtar prej rreth 4,5 miliardë euro për vit. Për shkak të ndikimit të pandemisë  dhe masat kundra korona virusit si ekonomia bullgare ashtu dhe ajo turke shënuan një ngushtim me rreth 10% për tremujorin e dytë nga viti. Në fqinjën tonë juglindore kjo qe gërshetuar dhe me shtimin e deficitit të jashtëm tregtar dhe inflacionin relativisht të lartë. Cilat janë qëndrimet mes biznesit, komenton Vencisllav Venkov , drejtor ekzekutiv  i Dhomës Industriale Tregtare Bullgaro-Turke.  

“Një anketë e bërë prej nesh mes anëtarëve tanë, në periudhën e pandemisë, tregoi se, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në të prognozojnë  se, kriza do të ndikojë seriozisht dhe mbi tregjet dhe mbi fitimet. Ky është mendimi i mbi 80% prej firmave. Por të shpresojmë se, kjo është gjë e kaluar, meqenëse po hyjmë në një stinë mjaft të fortë për biznesin, siç është stina vjeshtë-dimër”.

Mes sektorëve të cilët kanë pësuar humbje më të rënda nga kriza janë industria, shitjet me pakicë dhe shërbimet, ndaj të cilave bien po kështu turizmi, hoteleria dhe biznesi i restoranteve.

Një nga degët e pakta, të cilat jo vetëm se qenë të prekura nga kriza, por madje morën dhe stimul prej saj, janë industria e paketimit dhe e ambalazhimit. Në këtë sektor është dhe veprimtaria e njërit prej investitorëve të mëdhenj turk në Bullgari, sqaron  Vencisllav Venkov:”Firma, e cila përpara ca kohe bleu uzinën për kavanoza dhe kapak në qytetin Ljaskovec, mundi të evitojë të gjitha negativat e krizës.

Një firmë tjetër, e cila prodhon produkte prej alumini në qytetin Shumen, po kështu mjaftë dobët ndjeu ndikimin e pandemisë.”

Drejtori ekzekutiv i Dhomës Tregtare Industriale Bullgaro-Turke ve në dukje se ku shikon potencial për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare-ekonomike dypalëshe:

“Një bazë për optimizëm më jep marrëveshja të cilën e lidhëm me Asociacionin e Dhomave Tregtaro-Industriale dhe të bursave të mallrave (Türkiye Odalar ve Borsalar Birliği, TOBB) në Turqi. Kjo është organizata, e cila bashkon që të gjitha dhomat tregtare-industriale në vend dhe ka mbi 1,5 milionë anëtarë. Marrëveshja jep mundësi të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta, forume, prezantime të mundësive për investime në Bullgari dhe Turqi. Kurse kjo hap mundësi përpara të gjitha firmave bullgare dhe të huaja, të cilat punojnë në Bullgari, drejt tregut të madh e të gjerë të fqinjëve”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD