Ku është vija e hollë ndarëse midis së drejtës për të shprehur pakënaqësinë tuaj në një vend demokratik dhe shfaqjes antisociale që përfundon pas hekurave në burg?
Jo njëherë kemi parë sesi nëpër botë njerëzit mbrojnë të drejtat e veta me metoda mjaft më të forta dhe mundin të realizojnë qëllimet e veta. Kur këtu, në Bullgari, pakënaqësia publike ngrihet në mënyrë paqësore pa thyerje të vitrinave dhe zjarrëvënie, por me bllokimin e kryqëzimeve, dhe protestuesve menjëherë u vunë etiketën “agjitatorë të paguar”. Kurse nëpër sheshet dhe rrugët krahas me mijëra njerëzit e rinj, të bindur në drejtësinë e veprimeve të veta, do të shikoni anëtarë të shquar të shoqërisë sonë, si dhe personalitete të njohura të artit dhe të kulturës bullgare.
Por dhe në qëndrimin e tyre ndaj mos kënaqësive, si dhe në këtë të pjesës tjetër nga shoqëria, protestat vizatuan vija të caktuara ndarëse. Nga të dyja anët e barrikadës qëndruan jo vetëm politikanët dhe protestuesit, por dhe muzikantët, shkrimtarët, poetët dhe artistët bullgarë.
“Në qoftë se mua më fishkëllejnë gjatë kohës së shfaqjes ose të një xhirimi të ndonjë filmi në të cilin marrë pjesë, unë seriozisht do të mendohem se çfarë duhet të bëj - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare aktori Pavell Popandov. - Në këtë mënyrë unë e tërheq pas vetes të gjithë spektaklin, të gjithë filmin dhe kjo reflekton mbi kolegët e mi. Në qoftë se më fishkëllejnë për së dyti, mos dhëntë Zoti dhe herë të tretë - kjo do të thotë, se unë duhet të ndërroj profesionin.
Thjesht nuk duhet të paraqitem as në skenë, as në ekranin televiziv. Por, mjerisht një gjë e tillë nuk ndodh tek ne”. Por, a ja vlen që njeriu i artit të deklarojë pozitën e vet qytetare? “Kuptohet se ja vlen, për ndryshe ti nuk je qytetar, ti je askush.”
Shkallëzimi i protestës gjatë kohës së të ashtuquajturës Kryengritje e Madhe Popullore nga data 2 shtator dhe agresioni policor i mëpasshëm, akoma më tepër i ndau mendimet:
“Unë nuk mund të kem një vështrim të saktë mbi këto ngjarje, sepse unë nuk jetoj në Bullgari - shënoi në intervistën e saj të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare legjenda e operës Rajna Kabaivanska.
Ajo të cilën e pash në televizion më emocionoi shumë, sepse pash një turmë të organizuar huligane, e cila donte vdekjen e policëve. Kjo më shokoi mjaftë. Policët janë nëpunës shtetërorë, ata nuk janë armiq. Nuk e di se kush palë ka të drejtë, por kjo më tronditi mjaftë - kjo neveri ndaj njerëzve, të cilët janë vëllezërit tanë. Përse kaq urrejtje dhe mërzitje? Dhe një gjë tjetër të cilën unë nuk arrij ta kuptojë - në qoftë se je president, a nuk je mbipartiak? Kjo në të gjitha kushtetutet është baza për një president. Kurse unë këtu, pash një president, i cili është nga njëra anë. Kjo është e cila më shokoi nga një shikim të televizionit bullgar”.
Një sqarim të vet të pamjes në Bullgari jep dhe poetesha Margarita Petkova, për të cilën kulmi është i arritur dhe dialogu midis të dyja palëve është i kotë:
“Njerëzit protestojnë sepse iu ka ardhur deri në grykë, dhe jo sepse duan të tregojnë sesa këngëtarë dhe artistë të mëdhenj janë. Shumë nga të njohurit e mi, intelektualë janë përditë në protestat, por ata nuk e afishojnë veten. Ne jemi një pjesë nga ky popull, pavarësisht se kush cili është. Ai i cili e ndien nga brenda dhe ka nevojë, e përkrah protestën. Ai i cili nuk ka, thotë se këta janë lumpenë, njerëz të çoroditur. Kishte dhe shumë fjalime të personave pa dyshim të talentuar, të cilët i lejuan vetes të akuzojnë një pjesë nga populli bullgar. Unë nuk toleroj gjëra të tilla, prandaj jam dhe shumë e përmbajtur në deklaratat dhe thëniet e mia. Këtu çdo një vepron sipas ndërgjegjes së tij, sipas bazës së tij morale dhe guximit, në qoftë se nuk ka harruar se çfarë do të thotë kjo.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët. "Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost..
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne"..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila..