Më 11 shtator fillon Festivali i 24 Ndërkombëtar Teatral Vjeshtor “Skenë në udhëkryq”. Festivali do të vazhdojë deri më 21 shtator 2020 , ku organizatorë të tij janë Ministria e Kulturës dhe Bashkia e qytetit Plovdiv. Në mënyrë të pritur mjaft modest do të jetë programi i sivjetshëm. Në kuadrin e 10 ditëve të festivalit do të zhvillohen punishte, lexime dhe prezantim i librave, por jo dhe shfaqje. Shkaku, kuptohet pandemia e koronavirusit dhe masat e detyrueshme për parrezikshmëri, të cilat i supozon zhvillimi i ngjarjes kulturore në të mbyllur.
Por, në programin e festivalit zbulojmë dy punishte kureshtare teatrale - “E qeshura e lotit” me aktoren Sillvija Llullçeva dhe “Fjalë në veprim” të kompozitorit Asen Avramov. “Skenë në udhëkryq 2020” do të përkushtojë nderim ndaj aktorit të madh bullgar Stefan Danaillov /1942-2019/ - babai i festivalit. Pika kulmore do të jetë në ditën e fundit, kur në skenën e kinemasë verore “Orfeu” në qytetin Plovdiv do të ngjitet klasa e fundit e profesorit në akademinë teatrale, që të prezantojë shfaqjen “Duartrokitje për Stefan Danaillovin”.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari..