Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin e Plovdivit përsëri do të rikrijojnë ngjarjet të cilat kanë çuar deri tek Bashkimi

Miqtë e qytetit do të bëhen dëshmitarë të rikrijimit historik të ngjarjes së paharrueshme - Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe i Rumelisë Lindore

Foto: komitetrodoliubie.com

Kaluan 135 vjet nga data e lavdishme 6 shtator 1885. Vite, në të cilat pavarësisht nga vështirësitë në historinë e saj të mëtejshme, Bullgaria mundi të ruajë sovranitetin e vet si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Pas fundit të Luftës Çlirimtare Ruso-Turke dhe Kongresit të Berlinit të mbajtur në korrik të vitit 1878, i cili e ka ndarë vendin në Principatën e Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore, Perandorisë Osmane i janë kthyer Maqedonia, Trakia e Edrenesë dhe Rodopet. Populli kupton se puna për afirmimin e një Bullgarie të fortë e të denjë, duhet të vazhdojë. 7 vjet pas Çlirimit nga sundimi osman, Bullgaria e cila ka vënë fillimin e ekonomisë së vet, të ushtrisë dhe të institucioneve është gati të realizojë ëndrrën e saj tjetër - Bashkimin. Mësimi më i rëndësishëm nga ky akt heroik është se uniteti i kombit është i arritshëm vetëm kur është në dukje një kauzë e përgjithshme kombëtare.

Në botën tonë moderne, një përmbledhje e paanshme e asaj që ka ndodhur në të kaluarën tonë, por dhe në ditët tona, është me një rëndësi jetike, por duhet të bëhet nga njerëzit e rinj me një përfytyrim të qartë dhe njohje për historinë amtare. Pikërisht prandaj është e rëndësishme se në çfarë mënyre të rinjtë mësojnë fakte nga e kaluara jonë e afërt dhe e largët.


Nga librat e historisë zhduken data dhe ngjarje të shënuara. Nuk mësohet në thellësi historia jonë më e re - tregon Sava Kufarov - anëtar i komitetit “Atdhedashuria” në qytetin Plovdiv - Fëmijët tanë dhe nipërit nuk i kanë të qarta ngjarjet, të cilat kanë ndodhur gjatë asaj kohe. Kur ne mundohemi të rikrijojmë uniformat, armët - pavarësisht dhe në një mënyrë të kufizuar, të tregojmë një pjesë nga ngjarja, unë jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar, se ka shumë bullgarë të rinj, të cilët shikojnë aty për aty në të gjallë dhe nuk do të harrojnë kurrë se çfarë kanë parë. Disa prej tyre ndoshta do të lexojnë më shumë hollësi në burimet historike për ngjarjet, të cilat kanë ndodhur gjatë asaj kohe”.

Sivjet, pavarësisht dhe në një përpjesëtim më të kufizuar, për shkak të pandemisë nga Covid-19, qyteti i Plovdivit përsëri është mikpritës i rikrijimit special, kushtuar ditës së Bashkimit. Në të, Sava mishërohet në rolin e gjeneral-guvernatorit të Rumelisë Lindore Gavrill Krësteviç, roli i të cilit nuk duhet të pranohet si negativ. Posti, të cilin e zë në Perandorinë Osmane ndaj momentit të Bashkimit, nuk i lejon të ndërhyrë drejtpërsëdrejti në anën e bullgarëve.  Pavarësisht nga kjo, Krësteviç i ndihmon, duke mos njoftuar asgjë për grusht shtetin e përgatitur në rrethinë, për të cilin ka ditur prej më shumë se dy javëve më përpara. Shpresa e tij për sukses të nismës dhe përpjekjes patriotike, duket qartë dhe nga fjalët, të cilat i thotë guvernatori gjatë arrestimit të tij-“dhe unë jam bullgar, dhe dua që kjo veprimtari, kjo nismë të mbijetojë”.


Organizatorët e rikrijimit të ngjarjeve që përpara 135 vjetëve - anëtarët e komitetit “Atdhedashuria” në qytetin Plovdiv, nuk janë historianë profesionalë, por adhurues, të cilët mundohen të rikrijojnë  ngjarjet historike në mënyrë maksimalisht autentike. Shumë prej tyre janë koleksionues të armëve të vjetra, për të cilat kanë të gjitha dokumentet e domosdoshme. Ato u shërbejnë në mënyrë të besuar, derisa të interpretojnë rolet e tyre në spektaklet historike. Trashëgimtarë të heronjve të lavdishëm bullgarë, anëtarët e komitetit shpesh tregojnë dhe historitë e veta fisnore. Mes tyre është dhe kjo e Savës. Stërgjyshi i tij ka qenë vullnetar nga Kompania e Katërt - Reparti i Dytë, i cili ka marrë pjesë në luftërat heroike në majën Shipka. Shembulli vetë sakrifikues dhe deri më sot “digjet” në zemrën e trashëgimtarit të tij Sava Kufarov.  


Përveç si Ditë e Bashkimit, që nga janari i vitit 1993, 6 shtatori festohet dhe si festë e qytetit Plovdiv. Sipas traditës këtë ditë në qytet organizohen iniciativa të shumta, si dhe ceremoni para simbolit të qytetit - Monumenti i Bashkimit . Pavarësisht se është inauguruar një shekull pas ditës së lavdishme, monumenti i vënë në sheshin me të njëjtin emër në qytet, ruan përgjithmonë të gjallë kujtimin për të gjithë heronjtë, të cilët ia kanë përkushtuar një pjesë nga jeta e tyre bashkimit kaq të shumëpritur e të dashur të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: komitetrodoliubie.com, Facebook/@photography.magdalena


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD