Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mylèna Atanassova-me një vend të rezervuar në botën e modës së lartë

7
Foto: arkiv personal

“Shija kultivohet. Eleganca është lumturi” - kështu me këshilla për elegancë në çdo gjë dhe kudo fillon rruga drejt suksesit në botën e modës së lartë të Mylèna Atanassovës. 

Bullgarja prej viteve shpërndan angazhimet dhe kohën e vet midis Sofjes dhe Parisit. Ka fituar vlerësimin e lartë të diktatorëve në modën e lartë si Alexander McQueen, Stella McCartney, madje dhe Karl Lagerfeld i cili është një kërkimtar i madh e lavdëron klasën e saj të mjeshtërisë, të zhvilluar në Paris.

“Unë mësova shumë nga këta njerëz, nga mënyra në të cilën ata i evituan vështirësitë. Sipas mënyrës së tyre më mësuan cilësi dhe dije, kurse kjo sot më jep një qetësi se, posedoj çdo gjë të domosdoshme për krijimtari dhe stabilitet në një botë të përmbushur me konkurrencë të madhe”-pohon Mylèna Atanassova. Stili i saj tanimë është i dallueshëm nëpër botë, ajo figuron në listën e krijuesve me një kreativitet të shquar të përgjithshëm, kurse biografia e saj do të mund të lexohet në 17 gjuhë në enciklopedinë për trashëgiminë botërore, e cila po punohet në këtë moment.


Elementet kyçe, të cilat e përcaktojnë punën e bullgares në modën e lartë ndërkombëtare janë stili  dhe eleganca. Për të këto janë dhunti, të cilat njeriu i zhvillon akoma që në fëmijëri. “Stili i veshjes flet shumë - ky është kontakti ynë i parë me botën dhe me të tjerët”-thotë Mylèna Atanassova:

“Unë u rrita në kushte modeste. Qesh e rrethuar me njerëz, të cilët e pëlqenin shumë bukurinë dhe elegancën, jo vetëm si një shprehje të jashtme, por dhe si një proces mendimi. Nëna ime qe nga brezi , i cili kishte përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe më ka treguar sesi është mahnitur nga eleganca përpara periudhës së luftës. Çfarë fustanesh të shkëlqyera kanë mbajtur atëherë, duke shkuar për shembull në opera. Tregonte dhe njëkohësisht këndonte disa nga ariet e shkëlqyera. Unë shpesh ngjitesha në tavan të shikoj disa veshje, të ruajtura nga ajo kohë e kaluar e vjetër dhe mahnitesha nga modelet, nga punimet e tyre fine. Gjyshja ime qe një piktore e talentuar dhe estetë, ajo ka pasur një ndikim të madh mbi mua. Kështu çdo herë , kur shikoja rroba nëpër vitrinat, unë e tërhiqja nënën nga dora dhe filloja që t’i lutem të blejë ndonjë prej tyre. Kurse ajo menjëherë më përgjigjej se unë do të mësohem  dhe do t’i krijoj vet, madje dhe më të bukura se këto. Duke u nisur nga këto kujtime, mund të them se, moda më zgjodhi mua. Gjetja e stilit për tu veshur është një punë  mbi veten tënde. Elegantja mund të jetë pragmatike, komode, por dhe të jetë e zgjedhur mirë si ngjyrë, materie, elegancë, element të surprizës dhe për më tepër pamje. Kam takuar gra, të cilat mbajnë një bluzë fare të spastruar dhe një fund ose pantallona, por në bazë të mënyrës më elegante dhe spikatëse. Kombinimet e mira gjithmonë lenë një mbresë të mirë”.


“Bota e modës së lartë është e shkëlqyer. Ajo është një lëvizje përtej fjalëve, kurse filozofia e dizajnëve është absolutisht eklektike” - thotë Mylèna Atanassova, e cila sot është mes teoricienëve të afirmuar  dhe praktik në rrethet e modës dhe të arteve të bukura në Francë:

“Mësimet më të shtrenjta për mua janë më të vështirat - është paradoksale, por pas tyre jeta bëhet më e lehtë. Sa më të vështira që janë - kaq më tepër prej tyre lindin arritjet më të mëdha. Njerëzit e rinj mendojnë se, talenti  është çdo gjë, por duhet akoma. Bëhet fjalë për një energji personale, kurse ajo shtohet  përmes kalimit të etapave të ndryshme dhe me kalimin e kohës u mësova sesa e rëndësishme është që të jesh shumë kokulur. Kërkohet po kështu një qëndrueshmëri e madhe, që të mos të thyhesh përpara konkurrencës. Çdo gjë evitohet me një frymë të re, me një ide të re dhe një mekanizëm të ndryshëm të veprimit.”

Mylèna Atanassova krijon një teknikë të vet prej autori “Pikturim mbi Vivaldin” të cilin po kështu ua jep si mësim studentëve të vet jashtë shtetit. E quajnë akoma një “relief ritmik”, meqenëse lëvizja e furçës kryhet në ritmin dhe taktin e muzikës. E prezanton për herë të parë gjatë vitit 2012 në galerinë e Parisit  “De Kolombie”, ku është dhe ekspozita e saj e parë vetjake “Harmonia e stinëve”. Ajo i është kushtuar nënës së saj , kurse analogjia, të cilën dizajnoja e zbulon me fëmijërinë e saj është shumë e fortë - ata janë katër fëmijë në familje, në ngjashmëri me katër stinët në krijimin muzikor të Vivaldit. Dhe sot e kësaj dite çdo një detaj nga puna e Mylèna Atanassovës e kthen drejt Bullgarisë dhe shtëpisë së saj të lindjes në Sofje, ku dashuria ndaj muzikës klasike ka zgjuar synimin e saj drejt elegancës, drejt shijes fine por dhe drejt vrullit drejt podiumit të lartë. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD