Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i Evropës: Autoritetet bullgare të hetojnë dhunën ndaj gazetarëve

Dunja Mijatovic
Foto: ЕPA/BGNES

“Jemi të shqetësuar për njoftimet e shumta për dhunë policore kundër gazetarëve gjatë demonstratave në Sofje”, deklaroi Dunja Mijatovic, komisare e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut në sajtin e institucionit.

“Njoftohet për gazetarë të rrahur dhe të helmuar me gaz gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policëve në protestat e djeshme... Dhuna kundër gazetarëve është në kundërshtim të detyrës së shteteve për të siguruar liri të shtypit dhe ta mbrojnë sigurinë e gazetarëve” – vë në dukje Mijatovic.

Me rastin e incidenteve të djeshme dhe gazetarëve të lënduar reaguan ashpër edhe Bashkimi për Media Elektronike, Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë dhe Asociacioni i Gazetarëve Evropianë në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2024

Ditën e martë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës vranësirat mesatare deri në të larta do të rriten nga perëndimi-veriperëndim. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët nga veriu-verilindja, ndërsa në mbrëmje do të fillojë të depërtojë..

botuar më 24-10-28 7.35.MD

100% prej protokolleve të përpunuara të KQZ-së: Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë tetë formacione

Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhënat e 100 % të protokolleve të përpunuara. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë tetë formacione politike:..

rinovuar më 24-10-28 6.44.MD

APKE-ja është e shqetësuar për akuzat për vota të blera dhe të kontrolluara në Bullgari

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari më 27 tetor raportoi organizimin profesional dhe zhvillimin e votimit, por edhe mungesën e rrënjosur thellë të besimit të..

botuar më 24-10-28 4.46.MD