Me 98 vota “pro” të GERB dhe të “Patriotëve të Bashkuar”, 72 “kundër” dhe pa “të abstenuar” Parlamenti miratoi në lexim të parë projektligjin e GERB-it për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet parashikojnë votim me makina në të gjitha seksionet e vendit, me përjashtim të atyre, ku votuesit janë nën 300. Në seksionet me votim me makina do të ketë mundësi edhe për votim me fletëvotime tradiconale prej letre. Projektligji parashikon ndalim të hapjes së seksioneve të votimit jashtë vendit në rast se është ndërprerë veprimtaria e përfaqësisë sonë diplomatike. Parashikohet gjithashtu mundësi për zgjatje të ditës zgjedhore jo më shumë sesa 48 orë në rast gjendjeje të vështirësuar epidemike, bëri të ditur BGNES.
Me 23 vota “pro”, 130 “kundër” dhe 19 “të abstenuar” deputetët hodhën poshtë propozimin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) për heqjen e kutisë në fletëvotim "Unë nuk mbështes askënd" dhe kërkesën për “qëndrueshmëri” për zgjedhjet vendore dhe evropiane.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..