Përpara pragut të stinës së re politike, në sfondin e protestave antiqeveritare, rrugëdalja nga kriza politike në Bullgari mbetet e paqartë. Në vend të dorëheqjeve, qeveria propozoi thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe ndryshim të Kushtetutës. Por, kjo nuk i kënaqi kërkesat e njerëzve të rinj protestues, të cilët këmbëngulin për ndryshim të vërtetë në statukuo.
Më pas çfarë gjëje tjetër?
Komentet e figurave politike të mëparshme dhe të tanishme, të politologëve dhe sociologëve janë kontradiktore. Nga pohimet për mungesë të një alternative, deri tek mendimet kategorike, se qeveria e tanishme është e diskredituar përfundimisht - si në sytë e zgjedhësve, kështu dhe në një plan ndërkombëtar.
Pjesa më e madhe e ekspertëve janë të një mendimi, se dorëheqjet vetëm e “lëshojnë tensionin”, pa e zgjidhur problemin - diçka, dëshmitarë të së cilës jemi gjatë viteve të fundit. Gjithmonë kur rritet pakënaqësia publike, në vend që të hiqet shkaku rrënjësor, fshihen pasojat.
Mbi parimin “ka njeri - ka problem, nuk ka njeri - nuk ka problem” ndërrohen ministra, por besimi tek politikanët kaq shumë ka shterur, saqë çdo një tjetër i ardhshëm konsiderohet nga pjesa dërmuese e bullgarëve si “mollëkuqja e radhës” në pushtet.
Sipas Reneta Inxhovës, gruaja e vetme kryeministre e qeverisë teknike të Bullgarisë në periudhën tetor 1994 - janar 1995, shkaku për këtë është se, në “jetën politike drejtues dhe opozitë”, në vend që të “ndërrohen kategorikisht dhe në mënyrë alternative”-“janë si vëllezër binjakë”. Pavarësisht nga kjo, “ndërrimi i tyre duhet të jetë më i shpeshtë” – shënon në intervistën e saj të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare Inxhova - sepse kjo është mënyra e vetme që të arrihet deri tek mjeshtëria politike që të zgjidhet në mënyrë të drejtë. Sipas fjalëve të saj është e kotë që politikanët të shtiren se zgjidhin probleme të rëndësishme, duke firmosur shpenzime suplementare buxhetore. Në vend të kësaj është e domosdoshme që të pohojnë se ashtu siç kanë ardhur në pushtet, ashtu dhe duhet të ikin.
Ndjenja e mungesës së drejtësisë dhe mosbesimit e grumbulluar ndaj institucioneve është një temë e rëndësishme “përtej pasioneve politike konjukturale” pohon zëvendëskryeministri i tanishëm Tomisllav Donçev në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas tij debati për ndryshime në Kushtetutë duhet të fokusohet në kuadrin: më shumë drejtësi, përmirësim të përfaqësisë politike dhe të kontaktit midis qytetarëve dhe institucioneve. “Vetëm një ndërrim i rojës nuk mund t’u përgjigjet në një shkallë të plotë kërkesave të njerëzve. Me rëndësi janë figurat. Dhjetë herë më të rëndësishme janë rregullat, mbi të cilat zgjidhen këto figura” - është kategorik Donçev.
Por, a do të jenë të ndershme zgjedhjet, ashtu siç këmbëngulin protestuesit, të cilët duan që votimi eventual të zhvillohet nga një qeveri e përkohshme teknike.
Dhe këtu ekspertët janë kategorikë se shkaku për mosbesim tek rezultatet zgjedhëse fshihet në Ligjin Zgjedhor.
Çështja është se kush mund të marrë përsipër ndryshimin e ligjit?
“Juristët me cilësi në parlament numërohen në gjysmën e njërës dorë - shënon në një intervistë të dhënë për gazetën “24 orë” juristi profesor Ognjan Gerxhikov, ish kryetar i Kuvendit Popullor dhe kryeministër teknik në periudhën janar 2017-maj 2017. Në lidhje me ndryshimet e përgatitura në Kushtetutë, Gerxhikov qe kategorik:
“Veprimtaria legjislative është veprimtaria më e lartë juridike. Kjo është materia më e ndërlikuar në drejtësi dhe për të kërkohet një profesionalizëm shumë i lartë, kurse një të tillë posedojnë shumë pak njerëz.” Sipas Gerxhikovit juristët e mirë prej kohe kanë ikur nga politika, sepse “nuk kanë dëshirë të hyjnë në lojën e saj të pistë”.
Kurse, pasi mungojnë figurat kompetente në pushtet, çdo një provë për zgjatjen e statukuosë politike, mbase akoma më shumë do të ushqejë pakënaqësinë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESInstituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..