Viti i ri shkollor fillon në dhomat e klasës
Viti i ri shkollor fillon në dhomat e klasës pavarësisht nga situata epidemike, tha në një brifing ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Megjithëkëtë ai shtoi, se deri më 15 shtator mund të ketë ndryshime. Çdo shkollë do të ketë udhëzime në se zbulohet ndonjë nxënës ose mësues të infektuar me Covid-19. Sipas ministrit kërkohen variante të ndryshme të mësimit krahas modelit të mësimit nga distanca. Ata do të aplikohen kur do të fillojnë epidemitë e gripit.
Rreziku për kthimin në shkollë është real për çdo fëmijë
“Kthimi i fëmijëve në shkollë është rrezik i cili mund të menaxhohet” tha për BNR pulmonologu doktor Aleksandër Simidçiev. Sipas tij rreziku për fëmijët e veçantë nuk është i njëjtë, sepse disa kanë prindër më të rinj ndërsa të tjerë më të moshuar dhe me sëmundje kronike. Në këtë kuptim sipas tij vendimi për çdo nxënës duhet të jetë individual dhe të jetë mbi bazë të rregullave të vendosura nga ministritë e arsimit dhe të shëndetësisë. Ai tha, se shpresat për përballimin e Covid-19 kanë të bëjnë me vaksinat kështu që organizmi të formojë antitrupa dhe imunitet.
162 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari
162 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, gjë që përbën 4.21 për qind nga 3844 PCR testet e realizuara brenda 24 orëve të fundit. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Brenda periudhës vdiqën 14 veta, 149 u shëruan. Në spital ndodhen 741 të infektuar me Covid-19, prej tyre 60 në reparte intensive.Që nga fillimi i pandemisë u realizuan 384 450 teste, nga të cilët 15 751 ishin pozitiv gjë që përbën 4.1 për qind. Rastet aktive në momentin e tanishëm janë 4415.
Po rritet numri i ndërmarrjeve në falimentim
Sipas regjistrit të Agjencisë së Regjistrimeve në qershor dhe korrik 2020 u rrit numri i ndërmarrjeve në falimentim. Kjo theksohet në një analizë të Dhomës Ekonomike Bullgare për ndikimin e Covid-19 mbi ekonominë.
Më se gjysmë milion bullgarë shpëtuan stinën kombëtare turistike
Më shumë se 550 mijë bullgarë frekuentuan objekte të ndryshme të vendit, kryesisht në bregdet. Në sajë të bullgarëve biznesi mbuloi shpenzimet, tha për BNR docenti Rumen Draganov, kryetar i Institutit të Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm dhe ish zëvendës ministër i turizmit.Humbën ata të cilën investuan në ndërtimin e tepruar të pushimoreve. Fitojnë bizneset e vogla që janë të orientuara te turistët vendorë, tha Draganovi.
25 mijë leva për laborator për diagnostikim të Covid-19 në qytetin Sliven
Bashkia e qytetit Sliven do t’i lëshojë një subvencionim nga 25 mijë leva spitalit vendor për krijimin e laboratorit për diagnostikimin e Covid-19 me PCR metoda. Këtë e vendosën këshilltarët bashkiakë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..