Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella Rodopëse ”Perla Dobrostan” – një vend i njohur mes turistëve

Foto: Facebook/@DobrostanskiBiserCave

Një interes mjaft të fortë nga ana e vizitorëve gjatë kësaj vere gëzon shpella rodopëse “Perla Dobrostan” rreth qytetit Asenovgrad. Turistët radhiten në radhë që të mund të hyjnë në mbretërinë nëntokësore të saj, të përmbushur  me formime të bukura shpellore. Kjo i motivoi autoritetet vendase të ndryshojnë orarin e punës të shpellës. Deri në fund të stinës turistike verore objekti tanimë do të punojë dhe gjatë ditëve të punës nga ora 9:00 deri në orën 18:00. Pronarët paralajmërojnë se do të respektohen që të gjitha masat kundra epidemike gjatë kohës së vizitës brenda.


Shpella “Perla Dobrostan” është një shpellë relativisht e vogël - midis  500 dhe 1000 metra katrore, por në të vihen re të tria format karstike - stalaktite, stalagmite dhe stalaktone. Atraksioni më i madh janë liqenet shpellore.Ato janë të vendosura në ngjashmëri të një kaskade njëra poshtë tjetrës, ku çdo një mbush me ujë tjetrën. Uji është kaq i pastër dhe i kthjellët saqë njeriu mund të mendojë se janë bosh.

Kurse emërtimi i shpellës – “Perla Dobrostan” vjen nga perlat e bukura shkëmbore, të cilat janë formuar gjatë shekujve në liqenet e saj. Por, mjerisht në ditët tona nuk ka dhe shenjë prej tyre. Në shpellën e bukur  kalon dimrin një koloni e vogël me lakuriqe nate, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për ekuilibrin ekologjik në rajon.

Foto: Facebook/@DobrostanskiBiserCave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD