Më 27 gusht të vitit 1895 në majën Çerni Vrëh të malit Vitosha u krijua klubi i parë i turistëve bullgarë. Ideja i përkiste shkrimtarit dhe aktivist shoqëror bullgar Aleko Konstantinov. Sipas traditës ky akt shënohet të dielën e fundit të gushtit. Më 30 gusht nga tri pikënisje të ndryshme do të startojë ngjitja e majës Çerni Vrëh. Organizohet edhe vrapim malor nga qendra e Sofjes deri në majën Çerni Vrëh.
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..