Përpara ca kohe Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve shpalli se fermerët mund të aplikojnë për mjete për rivendosjen e dëmeve, të shkaktuara nga sëmundjet akute infektive nëpër derrat, kafshët ripërtypëse të vogla dhe zogjtë. Paratë, të cilat i tejkalojnë 15 milionë levat (7,5 milionë euro) janë një pjesë e nën-masës për restaurimin e bujqësisë në kuadrin e Programit të zhvillimit rural për periudhën 2014-2020. Qëllimi është që t’u ofrohet mundësi fermerëve rritës të derrave, shpendëve, dhive dhe deleve të mund të kapërcejnë pasojat e pafavorshme ekonomike dhe të rivendosin popullatën e fermave të tyre.
Ajo e cila i shqetëson disa nga fermerët që rritin derra dhe kanë pësuar humbje të konsiderueshme rreth murtajës afrikane të derrave është ligji i ri për veprimtarinë veterinare-mjekësore dhe rregullorja në kompensimet. Sipas fermerit Vihren Dimitrov, rregullorja e kompensimit nuk u siguron fermerëve mbrojtje në rast sëmundjesh eventuale nëpër kafshët.
“Ne si operatorë nuk do të marrim asgjë nga shteti, derisa më përpara merrnim kompensime – nënvizon një rritës i derrave. Kjo për ne do të thotë se ideja është që industria të mos të punojë në këtë formë, në të cilën ka punuar deri tani. Në qoftë se e krahasojmë industrinë tonë me atë të rritësve të shpendëve - dallimi është i madh. Ata paguhen paraprakisht, marrin ndihma për shkak të gripit të shpendëve, kurse ne jo. Kjo për mua është një standard i dyfishtë. Duket Brukseli ka interes që Bullgaria dhe Rumania të mos të zhvillojnë rritjen e derrave, që të mos të ketë konkurrencë. Në Bashkimin Evropian ka një super prodhim të derrave, vetëm për vitin e kaluar janë importuar 120 tonë mish derri tek ne, këto janë milionë e gjysmë derra. Kur të llogarisni vlerën - ju vet mund të bëni konkluzionin nëse shteti mendon për zhvillimin e kësaj industrie”.
Sipas zëvendësministrit të bujqësisë Janko Ivanov akuzimet në një standard të dyfishtë janë të pavend. Në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare ai vuri në dukje se për periudhën që nga viti 2018 deri tani në sferën e rritjes së derrave janë paguar rreth 170 milionë leva për shkak të murtajës afrikane. Ivanov nënvizoi se masat për një siguri biologjike duhet të futen dhe të përfshihen në të gjithë procesin prodhues, që të mund të arrijmë standardet evropiane:
“Qëkurse aplikuam masat e reja, ne nuk kemi derra të infektuar në fermat industriale - vuri në dukje Janko Ivanov. Domethënë masat kanë qenë të drejta, pavarësisht dhe jo të popullarizuara. Ne propozojmë mundësi për një mbështetje për investime, që të mund të rriten masat për një siguri biologjike. Thënë me fjalë të tjera ne themi se çfarë duhet të bëhet, që të japim para. Përveç kësaj u japim mundësi fermerëve të blejnë kafshë të rinj. E padrejtë dhe pesimiste është të flitet, se shteti nuk bën asgjë”.
Për një ndihmë financiare nga shteti mund të aplikojnë fermerët, të cilët janë të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë infektuese, e cila ka sjellë deri në shkatërrimin e kafshëve. Shuma maksimale për ndihmë del në afro 2 milionë leva /1 milion euro/, ku nuk është përcaktuar përmasa minimale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..
Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024...
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse..