Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurodeputeti Aleksandër Jordanov përkrahu thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor

Aleksandër Jordanov
Foto: BGNES

Kuvendi i Madh do të vendosë se çfarë kushtetute të miratohet, deklaroi para BNR-së eurodeputeti nga Bashkimi i Forcave Demokratike–GERB Aleksandër Jordanov, i cili është ish-kryetar i Parlamentit. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe duhet të hiqen të metat në Kushtetutën e tanishme, është i mendimit eurodeputeti.

Jordanov prognozoi se protestat antiqeveritare nuk do të kenë sukses dhe i quajti të “paligjshme”.

Ai rikujtoi se gjatë viteve 90, kur ka pasur protesta kundër Kushtetutës, protestuesit i kanë vendosur çadrat në trotuare dhe nuk i kanë bllokuar udhëkryeqet, që të mos i pengojnë qytetarët.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD