Në fund të korrikut depozitat e sektorit joqeveritar janë 44.94 mlrd. euro. Shuma është 79.1% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Rritja vjetore e depozitave bankare është 8.4%, njoftoi Banka Popullore Bullgare.
Depozitat e ndërmarrjeve jofinanciare janë 13.59 mlrd euro në fund të korrikut të 2020-ës. Në krahasim me muajin e njëjtë të 2019-ës ato rriten 10%.
Depozitat e ndërmarrjeve financiare rriten 8.9% dhe arrijnë 1.95 mlrd euro.
Depozitat e familjeve dhe organizatave jotregtare, të cilat i shërbejnë familjet, janë 29.40 mlrd euro, ose 51.8% e PBB-së, në bazë vjetore shuma rritet 7.7%.
Kreditë e familjeve janë 12.67 mlrd euro, ose 22.3% e PBB-së dhe gjithashtu rriten 7.7% në krahasim me një vit më herët.Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..