22 gusht është data në të cilën gjatë vitit 1849 luftuesi për pavarësinë hungareze Llajosh Koshut shkel në bregun bullgar të lumit Danub si emigrant. Avokati i lindur në një familje fisnike, gazetar dhe revolucionar, është figura kryesore vepruese në revolucionin hungarez për pavarësi kombëtare, i cili shpërthen më 15 mars 1848 dhe vazhdon deri në fillim të muajit tetor 1849.
Aty nga fundi i revolucionit, i detyruar të emigrojë, Koshut dërgon letra deri tek mbi 15 krerë shtetërorë. Vetëm sulltani turk i përgjigjet me ftesë për të qenë mik i tij, ai fton dhe të gjithë njerëzit e tjerë që e rrethojnë - gjeneralë, kapitenë dhe ushtarë nga ushtria e tij. Koshut fillimisht ndalet në qytetin bullgar buzë lumit Danub - Vidin,i cili gjatë asaj kohe është në kuadrin e Perandorisë Osmane. Si një vend i fundit për strehimin e tij është i zgjedhur qyteti Shumen - një qytet i garnizoneve, i mbrojtur mirë, një pjesë e sistemit të fortifikimit të Perandorisë në Ballkan. Aty revolucionari hungarez mbetet për një periudhë të shkurtër kohe, me qenë se Austria fillon një presion mbi Perandorinë Osmane që ta ekstradojë. Kështu që nga ky qytet verilindor bullgar, Koshut fillon një endje të gjatë nëpër rrugët e emigracionit.
“Jo rastësisht Llajosh Koshut është i njohur si një nga politikanët me një influencë më të madhe të shekullit të 19. Shumë nga pikëpamjet e tij politike më vonë realizohen. Të kujtojmë idenë e tij për Shoqatë Danubiane të vendeve përgjatë lumit, gjë e cila deri në një shkallë të madhe parashikon dhe krijimin e bashkësive të ndryshme evropiane, përfshi dhe të Bashkimit Evropian” - thotë Stanimira Angellova-historiane, rregulluese e Shtëpisë-muze “Llajosh Koshut” në qytetin Shumen. I krijuar para 70 vjetëve ky është muzeu i vetëm tek ne, i cili mban emrin e një personaliteti të huaj.
Mësoni më shumë për historinë e muzeut duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Shtëpia-muze “Lajosh Koshut” në qytetin Shumen është monument i marrëdhënieve kulturore bullgaro-hungareze
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..