Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit bllokuan godinën e BNT-së

Godina e BNT-së e bllokuar nga protestuesit
Foto: BGNES

Këtë mëngjes gjatë ditës së 44 të protestave antiqeveritare godina e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) u bllokua nga lëvizja civile “BOEC”. Protestuesit nuk lejuan që mysafirët e televizionit të hyjnë përmes hyrjes qendrore me motivin se media publike nuk i pasqyron ngjarjet në mënyrë objektive.

Ky është aksioni i katërt nga seria “bllokadë-befasim”. Bllokadat e mëparshme u mbajtën para godinave të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Komisionit kundër Korrupsionit.

Mbeten bllokadat në udhëkryqet kryesore në Sofje – në rajonin e “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”), të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe të sheshit “Nezavisimost” (“Pavarësia”).

Në orën 4.00 të mëngjesit policia pastroi bllokadën në urën tek Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Para kësaj një pjesë nga protestuesit në Plovdiv bënë bllokada të improvizuara dhe ndaluan lëvizjen në urë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD