Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia me Covid-19 me një efekt shërues mbi industrinë tonë të turizmit

Foto: Veneta Nikollova

Afro 2 milionë turistë më pak kanë pushuar në bregdetin bullgar të Detit të Zi në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i fluturimeve çartër deri tek aeroportet tona kryesore është ulur me 80% kundrejt verës së vitit 2019. Për llogari të kësaj që nga muaji maj deri në fund të muajit shtator në vend priten rreth 7 milionë e 300 mijë udhëtime të bullgarëve - prognozon docenti Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime të Turizmit. Por, a do të jetë në gjendje turizmi i brendshëm të kompensojë hendekun e madh në industri të krijuar për shkak të pandemisë nga Covid-19? Situata është e paparashikueshme, janë të një mendimi nga dega.

“Nuk ka vende të lira për të parkuar dhe për t’u vendosur në qytetin Sozopoll. E njëjtë është situata nëpër të gjithë bregdetin tonë jugor si dhe kudo. Të gjitha hotelet janë plotë! Dhe njerëzit ndihen mirë. Ata thonë - qyteti Nesebër, është një qytet i shkëlqyer, kur nuk është i përmbushur me turistë të cilët shtyhen njëri tek tjetri! Kjo është e vlefshme dhe për vendpushimet tona të tjera. Dhe çfarë del - se shtëpitë për miq dhe hotelet e vogla komode tani janë të mbushura plotë e përplot. Kurse të gjitha komplekset e mëdha gjigante të cilat propozojnë të gjitha përfshirëset - janë bosh!” - deklaroi  për Radio Bullgarinë docenti Draganov. Me idenë që të inkurajohet industria në një situatë globale pandemie, qeveria uli TVSH-në për restorantet dhe hotelet nga 20 më 9%. Pavarësisht nga kjo industria ankohet dhe pohon se është para falimentimit:

“Por, hajde të pyesim se kush industri? Me qenë se shtëpitë për miq në të gjithë vendin punojnë me një kapacitet të plotë - thotë Rumen Draganov. Këto objekte janë plotë. Tek ato nuk ka një rrezik nga falimentimi. Ankohen ata të cilët asnjëherë nuk kanë pasur një përfytyrim të qartë se që ku kanë ndërmend të gjejnë një personel si dhe turistë për bazat e tyre. Ata janë mbështetur tek shoqëria, tek fama e Bullgarisë si një destinacion turistik. Por, gjëja e vetme të cilën ata e bënë është të keqësojnë parametrat e degës. Po, është fakt se gjatë kësaj vere kemi shumë më pak turistë me buxhet të ulët nga jashtë! Por, nga ana tjetër ata të cilët zgjedhin shtëpitë për miq dhe hotelet e vogla familjare janë  shumë më të tretshëm sesa turistët masivë me buxhet të ulët ".

Në kushtet e pandemisë njerëzit zgjedhin skajet më të largëta dhe më të vetmuara. Qytetet malore gëzojnë një fluks të paparë të turistëve, si Elena, Koprivshtica dhe Trjavna ose spa destinacionet si Pavell Banja dhe Kjustendill. Mos vallë kriza nuk do ta ndihmojë Bullgarinë që të mund të dalë më në fund nga imazhi i vjetërsuar i një destinacioni të lirë detar?

“Kriza ka një efekt shumë të mirë shërues mbi turizmin - është më se kategorik Rumen Draganov. Ajo tregoi se kush, kush është në industri dhe cilët janë punëdhënësit luajalë, të cilët krijojnë vende pune. Gjatë muajve qershor dhe korrik - më të rëndit për industrinë , këta njerëz hapën objektet e tyre. Kurse disa sipërmarrës fare nuk ndaluan së punuari që nga fillimi i epidemisë. Në këtë mënyrë ata ruajtën personelin e vet, madje punësuan më shumë staf. Në të njëjtën kohë i gjithë koncepti për një turizëm me buxhet të ulët u shemb! Doli se nuk funksionon në kohë të tilla krize”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD