Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfaqësues të firmave bullgare dhe greke protestojnë në PKK “Ilinden-Eksohi”

Foto: Radio Bllagoevgrad

Dhjetëra kamionë dhe mbi 50 përfaqësues të firmave transportuese bullgare, si dhe fermerë, u mblodhën për të protestuar në dy anët e pikëkalimit “Ilinden-Eksohi”.

Protestuesit ngulin këmbë që pika e kalimit kufitar, e cila është e mbyllur deri në 31 gusht të hapet përsëri për kamionët dhe maunat. Sipas tyre mbyllja e kufirit në këtë pjesë që nga 22 korriku e këtej, me vendim të autoriteteve greke, heq parimin kryesor të BE-së- lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitaleve. Demonstruesit u bëjnë thirrje diplomatëve të dy shteteve – Bullgaria dhe Greqia, ta zgjidhin problemin brenda afateve të shkurtra, në rast të kundërt do të bllokohet PKK-ja “Kullata-Promahon”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Do të jemi të barabartë me aleatët tanë evropianë në NATO, tha ministri i mbrojtjes

Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..

botuar më 25-04-25 12.17.MD
Mark Rjute

Bullgaria përmbushi standardin e NATO-së për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtje.

Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..

botuar më 25-04-25 11.28.PD

Izraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..

botuar më 25-04-25 8.51.PD