Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozimet për ndryshime në kushtetutë - çamçakëz për flluska apo një akt i fortë për kryeministrin?

Foto: BGNES-arkiv

Një akt i papritur nga ana e kryeministrit Bojko Borisov u dha një drejtim të ri komenteve politike në Bullgari. Në vend që të japë dorëheqjen e kërkuar në vazhdim të mbi 30 ditëve, kryeministri propozoi të fillohet një ndryshim i ligjit themelor në republikë - Kushtetuta. Mes propozimeve të tij kishte shumë postulate të njohura, të cilat kanë qenë të pranishme në rendin e ditës politike si propozime nga politikanët e ndryshëm gjatë viteve - pakësimin e numrit të deputetëve nga 240 në 120, krijimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatësve dhe një të tillë të Prokurorëve, kurse Këshilli i Lartë Gjyqësor të mbyllet. Projektkushtetuta e drejtuesve nga partia GERB parashikon pakësimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm nga 7 në 5 vjet. Aplikimin e votimit të makinerive në të gjitha seksionet në vendet me mbi 300 zgjedhës, si dhe mundësi për votuesit vet të  zgjedhin mënyrën si të votojnë - me makinë ose me  buletine letre. Propozimet për ndryshime në kushtetutë tanimë janë në zyrën e Kuvendit Popullor, ku gjatë ditës së parë nga sesioni i ri parlamentar - më 2 shtator, projekti duhet të marrë 121 votat e kërkuara, që të mund të caktohet diskutimi i mëpastajshëm.

Idetë për ndryshime në Kushtetutë shkaktuan reagim të stuhishëm shoqëror nga ana e protestuesve, të cilët i përcaktuan si një provë dhe përpjekje e mjerë për të fituar kohë nga ana e pushtetarëve, kurse një sërë analizatorësh vunë në dukje prioritetet dhe mangësitë të projekt-ndryshimeve të kërkuara.

Hapi i kryeministrit Bojko Borisov është i fortë por, dhe i rrezikshëm, mendon politologjia Rumjana Kollarova. Në një intervistë për gazetën “24 orë” ajo vuri në dukje se ndryshimet në sistemin gjyqësor, të cilat i parashikon projekti i shpallur nga kryeministri tregojnë se, ai ka dëshirë që të zgjidhë një kazus, për të cilin flitet prej viteve dhe është në themel të çdo një pakënaqësie popullore që nga fillimi i tranzicionit deri më sot. Sipas fjalëve të saj , me propozimet për ndryshime në kushtetutë, kryeministri heq nismën politike të presidentit Rumen Radev, kurse duke ndryshuar Kodin Zgjedhor me aplikimin e një sistemi të përzier - 50% nga deputetët të zgjidhen proporcionalisht, kurse 50 % të tjerë në mënyrë mazhoritare, do të hiqet patosi i oponentëve të tij jashtë parlamentit Hristo Ivanov dhe Sllavi Trifonov.

Sipas ish kryetarit të Kuvendit Popullor Mihaill Mikov, i cili është nga rrethet e Partisë Socialiste Bullgare në opozitë, është “e çuditshme se procedura për ndryshim në Kushtetutë fillon në finalin e një Kuvendi Popullor, kur çdo një nga forcat politike pret zgjedhjet e ardhshme përpara afatit ose të rregullta”. Përpara Radios Kombëtare Bullgare ai vuri në dukje se, “interesat e shumicës prej qytetarëve bullgarë janë të lidhura me të drejtat sociale, shëndetësinë, barazinë dhe drejtësinë. “Sipas meje, qëllimi është që çështja e lidhur me mjetet e prodhimit dhe pronësinë mbi to, që i preokupon bullgarët gjatë gjithë tranzicionit 30 vjeçar, të zëvendësohet me debatin rreth teksteve të kushtetutës ose përmes një projekti të ri”, tha Mikov.

Ish euro deputetja nga partia GERB, kurse sot gjyqtare Dushana Zdravkova komenton përpara Radios Kombëtare se, “krijimi i një kushtetute të re është çështja e rregullimit të marrëdhënieve shoqërore”. “Ne duhet të shikojmë nëse ka apo jo, marrëdhënie të reja shoqërore” - vuri në dukje ajo dhe shtoi se, nuk shikon problem nëse do të fillojë krijimi i një ligji të ri bazë, por kjo nuk duhet të bëhet në bazë të mënyrës të cilën po e shikojmë në këtë moment. Sipas saj-“tani është momenti të ndryshojmë  modelin e mbrapshtë partiak në Bullgari. Partitë dhe funksionarët e tyre nuk pranojnë se, ata jenë vetëm një instrument politik për realizimin e vullnetit të sovranit. Ata e pranojnë veten si shpërndarës të porcioneve dhe të govatave ushqimore, sipas fjalëve të një lideri politik. Kjo nuk duhet të tolerohet më shumë”- është kategorike Zdravkova. Ajo i përcaktoi propozimet për ndryshime  në Kushtetutë si çamçakëz për flluska, “të sjellë dhe të paraqitur me përbuzje ndaj inteligjencës dhe edukatës së qytetarëve bullgarë. Në dukje është një vjedhje idesh, atë që u dëgjua është e artikuluar para vitesh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD