Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurimet publike – terren tepër i favorshëm për praktika korruptive

Foto: iStock by Getty Images

Dhënia dhe zbatimi i prokurimeve publike në Bullgari duhet të garantojë interesin publik për shpenzimin e financave publike, por gjatë viteve të fundit ky proces po kthehet në një personifikim të praktikave korruptuese në vend. Kafshata më e shijshme është prokurimi publik në fushën e ndërtimeve, ku projektet janë të mëdha dhe janë për milionë euro.

“Prokurimet publike në Bullgari nuk fitohen, ato shpërndahen”, deklaroi në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare docenti Metodi Andreev  nga Dhoma e Inxhinierëve në Projektimin Investues, pedagog  në Universitetin e Arkitekturës, të Ndërtimit  dhe të Planifikimit Urban. Sipas fjalëve të tij kryeministri Bojko Borisov ka krijuar një administratë, e cila shpërndan prokurime dhe krijon “një situatë korruptuese jashtëzakonisht serioze”.

Në këtë kuptim ne nga Dhoma e Inxhinierëve në Projektimin Investues, si dhe nga Dhoma e Arkitektëve shumë herë me radhë kemi shprehur pozitën tonë serioze kundra kësaj forme të praktikumit të procesit investues “ndërtim”, por në fund të fundit dëgjueshmëri nuk ka - deklaroi Andreev. Pasojat:

“Së pari, formimi i një varësie financiare të projektuesit nga ndërtuesi, ku i pari-projektuesi, duhet të kënaq dëshirën e ndërtuesit. Në këtë mënyrë kufizohet liria gjatë marrjes së vendimeve projektuese nga ana e projektuesit, ku në pjesën më të madhe të rasteve ato nuk janë në interes të cilësisë dhe të sigurisë së ndërtimit, por kanë një natyrë thjesht komerciale, e cila kënaq interesin ekonomik  të ndërtuesit, si dhe të faktorëve politikë, të cilët kanë lobuar për fitimin e prokurimit publik përkatës. Përveç kësaj, roli kryesor i ndërtuesit në procesin e prodhimit i jep mundësi të zgjedh një projektues besnik, i cili shpesh herë nuk ka përkatësisht përvojën dhe kualifikimin e duhur, por është gati për shkak të honorarit të vet të mbrojë interesin financiar të ndërtuesit. Si rezultat i kësaj krijohen projekte me cilësi jo shumë të lartë dhe ndërtim i dobët. Pas kësaj ka një mbikëqyrje formale, të realizuar nga projektues të varur financiarisht nga ndërtuesi, gjë e cila është në dëm të cilësisë dhe të çmimit të ndërtimit. Kështu arrihet  deri tek cilësia e keqe e ndërtimeve, të gërshetuar me nivel të lartë korrupstues të çmimeve”, sqaron Andreev.

Sipas fjalëve të tij, që të mund të ketë një çmim optimal, një cilësi të mirë dhe mbrojtje të interesit shoqëror, pjesëmarrësit bazë në proces duhet të jenë të pavarur. Inxhinieringu i praktikuar tek ne “e eliminon këtë pavarësi financiare dhe e kthen ndërtuesin në “sundimtar” të procesit investues. Kurse, pas kësaj depërton korrupsioni politik bullgar.”

Rolin e oligarkisë ndërtimore Metodi Andreev e shikon në këtë “të lajë disa para”, të përdorë resursin shoqëror, buxhetin, dhe një pjesë nga programet evropiane dhe të kthejë një pjesë nga këto para “nën formën e komisioneve të faktorëve politik”.

E gjithë kjo makinë i shtyn në periferi firmat e vogla dhe të mesme ndërtuese, të cilat në situatën e krizës së tanishme kanë vështirësi serioze. Në lidhje me këtë u dëgjuan dhe propozime për ndryshim të prioriteteve dhe në vend drejt objekteve të mëdha të ndërtimit si për shembull autostradat, paratë të ridrejtohen nëpër vende, për remont të ambientit urban, që të ndihmohen firmat e vogla në degë.  

“Unë pohoj se, asnjë në shtet nuk është kundra ndërtimit dhe investimeve - thotë Metodi Andrev dhe shton: Ne jemi kundra mënyrës, në bazë të së cilës realizohen këto prokurime publike. Ne jemi kundra cilësisë së keqe, për të cilën kuptohet nuk kanë faj firmat e ndërtimit. Sepse, në qoftë se një firmë ka një prokurim publik dhe duhet të kthejë nën formën e komisioneve dhe ryshfeteve 40-50% nga shuma e vet, ajo nuk do të prodhojë një produkt me cilësi. Që aty vjen dhe problemi i firmave të vogla dhe të mesme. Sepse, në Bullgari ka 20-30 firma të mëdha, të cilat nën formë të ndryshme paraqiten në të gjitha prokurimet publike në fushën e ndërtimeve. Këto firma janë të njohura me këtë , se gjithmonë kanë qenë shumë afër me pushtetin. Duke fituar prokurimet, ata përdorin si nënkontraktore firmat e vogla dhe të mesme. Shumë herë firmat e mëdha nuk i paguajnë detyrimet e veta ndaj firmave të vogla dhe të mesme. Si shtesë ndaj kësaj ekziston një legjislacion shumë i fort për lobim, i cili në mënyrë suplementare i ngarkon financiarisht qytetarët bullgarë”, thotë eksperti, sipas të cilit  korrupsioni sqaron të gjitha dukuritë negative, të cilat aktualisht po dalin e po rriten në sektorin e ndërtimit tek ne. “Ky korrupsion është pandemik në Bullgari, ai është kthyer në një simbol i drejtimit, është kategorik specialisti nga Dhoma i Inxhinierëve në Projektimin Investues docenti Metodi Andreev.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD