Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha e fshatit Saparevo është një kopje e zvogëluar e kishës në Manastirin e Rilës

Kjo është kisha më e bukur në rajonin e qytetit Sapareva Banja në këtë do t’u bind secili i cili në një moment është drejtuar përpara godinës së saj të bukur dhe ka kaluar pragun e saj. “Fjetja e Shën Mërisë” ngre shtat në një kodër të vogël në fshatin Saparevo (në 60 kilometra në jug nga kryeqyteti), kurse  pranë saj ngrihet kulla monolite me sahatin dhe kambanoren, e cila dhe sot tingëllon dhe bën jehonë tejembanë.  

Historia e kishës është e përmbushur me legjenda të shumta. Thonë se është e ndërtuar nga njeriu më i varfër i fshatit - ndokush Kostadin Grahljov. Në ëndërr i është paraqitur Shën Mëria dhe i ka dhënë si detyrë të ndërtojë kishë. Kurse, providenca i dërgoi atij një ëndërr tjetër - kështu i varfri ka qenë i drejtuar se ku janë të groposur paratë e domosdoshme. Sot, si një relikte në kishë ruhet kazani i supozuar me paratë e florinjta, të cilat kanë ndihmuar për ndërtimin e kishës. Por, çfarë dimë akoma për këtë kryevepër të vërtetë të artit kishtar?

“Kisha jonë është e ngjashme me atë në Manastirin e Rilës, vetëm se pa kube të jashtme, por me harqe të brendshme - tregon prifti i famullisë ati Dimitër. - Ajo është me tre nefe, sepse ndërtuesi i kishës sonë është mjeshtri Milenko nga fshati Radomir. Ky është po ky Milenko, i cili ka ndërtuar krahun jugor të Manastirit të Shenjtë Rilla. Në fakt, ai ka ndërtuar kisha të shumta anë e mbanë.”

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” është e ndërtuar për 3 vjet. Por, ndërtimi ka qenë pjesa më e lehtë. Sepse pikturimi i mureve kishtare ka vazhduar 12 vjet të tëra. Zbukurimi është lënë në duart e piktorëve nga Shkolla e njohur e pikturimit të qytetit Samokov.

Mes tyre ka qenë dhe piktori i njohur Nikolla Obrazopisov, nxënës i Zahari Zografit. Dhe një fakt kureshtar interesant-babai i mjeshtrit Nikolla ka qenë mes piktorëve të cilët kanë pikturuar Manastirin e Rilës. Në realitet si në pikturimin mural, kështu dhe në punimin e drugdhendjes në kishën në fshatin Saparevo, mund të ndjekim synimin e dukshëm të mjeshtërve t’u përngjajnë shembujve nga Manastiri i Rilës. Rezultati i befason vizituesit dhe sot e kësaj dite! Krahas me zbukurimin e shkëlqyer të brendshëm, një përshtypje bëjnë dhe katër kolonat, të cilat mbajnë kupolën qendrore, kolona këto të cilat janë të zbukuruara me imazhe të arta.

Por çfarë mund të themi për kullën e bardhë drejtkëndëshe pranë kishës, e cila ngrihet mbi gjithë fshatin?

“Kjo është kambanorja me sahat në të - thotë ati Dimitër.-  Sahati është i sjellë me dhurime të njerëzve nga Saparevo gjatë vitit 1934 nga Zvicra. Dhe sot e kësaj dite sahati punon në mënyrë të përsosur.”

Po a vijnë njerëz në kishë dhe si po përgatiten ata për festën kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses Mëri” ?

“Lavdi Zotit po, vijnë njerëz të rijnë! Kemi shërbesa çdo ditë të diel dhe gjatë festave më të mëdha. Kurse më 15 gusht është festa e kishës. Atëherë vijnë edhe më shumë njerëz, sepse kjo është dhe festa e fshatit Saparevo. Ditën e premte në mbrëmje bëjmë një litium siç është sipas traditës. Pas kësaj bëjmë një liturgji me ujë të shenjtë dhe e spërkasim për shëndet. Do të ketë dhe adhurim. Bëjmë dhe kurban çdo vit. E shpërndajmë kurbanin dhe pas kësaj populli shkon në shesh dhe fillon gëzimi dhe hareja. Kisha është e hapur gjatë gjithë ditës . Kështu që ai i cili ka dëshirë është i mirëseardhur tek ne të ndezë një qiri dhe të lutet”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD