Vdekshmëria është në varësi të numrit të të sëmurëve dhe në Bullgari ajo është 1 për qind, komentoi në një intervistë për TV Nova kryeinspektori shtetëror docent doktor Angell Kunçev. Sipas tij sistemi shëndetësor në Bullgari tani punon mirë, por në se shumë nga rastet do të përqendrohen në një vend, atëherë do të jetë shumë e vështirë. Edhe të infektuarit të arrijnë 1000 veta për ditë ka se ku të vendosen, por problemi është se nuk ka se kush të mjekojë aq shumë të sëmurë. Sipas doktorit Kunçev në Bullgari ka afro 140 specialistë të sëmundjeve infektive. Përveç kësaj numri i shtretërve në repartet intensive është i kufizuar dhe nuk shfrytëzohen vetëm për koronavirusin. “Ato reparte duhet të vazhdojnë të punojnë edhe për të aksidentuarit ose për pacientë të tjerë me nevojë urgjente për reanimim”, theksoi inspektori
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..