Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku qëndron Bullgaria në drejtimin e Covid-krizës mes shteteve nga Evropa Juglindore

Foto: BGNES

Si kriza, e shkaktuar nga shpërndarja e koronavirusit, ndikon mbi ekonomitë dhe sistemet shëndetësore të vendeve nga Evropa Juglindore? Biznes-platforma regjionale SeeNews po mundohet të ndjekë se cilat janë perspektivat për rivendosjen e tyre të ardhshme.

Që të gjitha shtetet nga rajoni ynë kanë ndërmarrë  masa restriktive në fillim të pandemisë në një sinkron jo vetëm me vendet nga Evropa Perëndimore, por dhe në një nivel global. Por, akoma nuk mund të thuhet nëse kjo ka ndikuar plotësisht negativisht mbi ekonomitë e 11 shteteve, meqenëse nuk janë gati të dhënat për uljen e Produktit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të dytë të vitit. Do të duhet të bëhen konkluzionet e duhura dhe për faktin sesi ka ndikuar kriza mbi turizmin-një sektor mjaft të rëndësishëm për vendet juglindore.  

Rënia në prodhimin industrial është më e pakët nga ajo që prisnim-thotë Lilija Goranova nga platforma SeeNews në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Por, po të flasim për kthimin e Produktit të Brendshëm Bruto ndaj treguesve përpara epidemisë, pritet që këtë të mund ta arrijnë 7 shtete nga rajoni gjatë vitit 2021, kurse Rumania, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi të mos kenë këtë sukses. Mes 7 vendeve ka dy, për të cilat perspektivat nuk janë të sigurta - njëra është Bullgaria, kurse tjetra Bosnja dhe Hercegovina. Shpjegimi për ne është se, pavarësisht se nuk jemi dhe kaq të varur nga turizmi, ai, bashkë me transportin dhe tregtinë, formon një pjesë të madhe nga vlera e shtuar bruto. Varësia jonë nga eksporti është një faktor tjetër, i cili ndikon negativisht, dhe në qoftë se nevojitet një mbyllje e re e ekonomive, kjo do të na ndikojë shumë rëndë.”

Lidhur me paketën e masave ekonomike si një përqindje nga Produkti i Brendshëm Bruto vendi ynë renditet në vendin e tretë në rajon me 10,7% gjatë vitit të kaluar. Por, gjysma e kësaj përqindjeje është e parashikuar për stabilizimin e likuiditetit të bankave dhe nuk pritet që të ketë një efekt të drejtpërdrejtë  mbi ekonominë . Sipas Lilija Goranovës enigma e madhe e krizës së tanishme është e lidhur me përgjigjen e pyetjeve sesi ndihmat evropiane të votuara përpara pak kohe do të vihen në veprim dhe se si do të ndikojnë ato mbi ekonomitë e Kontinentit të Vjetër.  

“Studimi ynë mbështetet mbi prognoza të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Bashkimi Evropian, të cilët marrin parasysh skenarin e mirë dhe të keq - vazhdon ajo. Ai i keq për shembull, do të jetë mbyllja e dytë plotësisht restriktive të ekonomive. Sa i përket faktit nëse do të shtyjmë rivendosjen e tyre për vitin 2022, nuk më besohet - të paktën jo dhe në pjesën më të madhe të vendeve në rajon. Dhe nëse do të jetë në formën “V” siç shpresonim në fillim të krizës, kjo akoma po qëndron nën pikëpyetje”.  

Në çfarë mënyre niveli i sapo të infektuarve me Covid-19 ”i shtyp” sistemet shëndetësore, është një tregues tjetër në ndjekjen e platformës. Del se, Bullgaria është një nga dy shtetet të cilat e përballojnë mirë sa i përket ekzistencës së shtretërve, derisa për nga numri i mjekëve për Covid-të sëmurët renditet në vendin e katërt në Rajonin Juglindor.

“Përpara disa ditëve ministri i shëndetësisë deklaroi se, tek ne vaksina nuk do të jetë e detyrueshme-rikujton Lilija Goranova. Ky duket është një vendim politik në situatën e një pasigurie, aq më tepër se shumica dyshojnë nëse vaksina është testuar sa duhet. Sipas ekspertëve shëndetësor njerëzit në një shtet mund të fitojnë një imunitet kolektiv, vetëm në qoftë se të paktën 70% prej tyre imunizohen. Por, në Bullgari një pjesë e madhe  nga publiku sikurse nuk e beson më  ekzistencën e këtij virusi. Sa i përket vaksinës do të ndjekim jo vetëm tek ne, por dhe në shtetet e tjera cilat do të jenë vendimet shtetërore dhe të folurat politike rreth temës.”

Pritet që një pjesë nga të dhënat rreth kësaj çështjeje do të paraqiten gjatë muajit nëntor.  

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD