Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afro gjysma e të rinjve bullgarë jetojnë me prindërit

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të Evrostatit për vitin 2019 në Bullgari 48.8 për qind nga të rinjtë jetojnë me prindërit. Në BE të rinjtë e braktisin familjet e prindërve rreth moshës 26 vjeç. Më gjatë me prindërit jetojnë kroatët (31.8 vjeç) dhe sllovakët (30.9 vjeç) të ndjekur nga italianët (30.1 vjeç) dhe bullgarët (30 vjeç). Suedezët (17.8 vjeç), danezët (21.1 vjeç) dhe finlandezët (21.8vjeç) më herët e braktisin shtëpinë e prindërve. Për mbarë BE-në është karakteristike se burrat mbeten më gjatë në shtëpitë amtare se sa gratë me përjashtim të Luksemburgut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe luftimin e ekonomisë në hije

Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..

botuar më 25-02-07 10.18.PD
Grozdan Karaxhov

Qeveria e rregullt dëshiron të shpëtojë një prokurim ndërkombëtar për 35 trena të rinj

Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..

botuar më 25-02-07 8.33.PD

Parashikimi i motit për 7 shkurtin 2025

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..

botuar më 25-02-06 7.35.MD