“Unë nuk pushoj së punuari dhe së menduari për Bullgarinë, sepse merrem me transport autobusi dhe çdo ditë jam në kontakt me dhjetëra bullgarë, të cilët udhëtojnë midis Çekisë dhe Bullgarisë. Çdo ditë këtu vijnë njerëz, të dëshpëruar nga jeta të cilën e kanë në Bullgari. Lenë pas vete të afërm, fëmijë, prindër dhe nisen këtej, që të realizojnë synimin e vet për ndonjë jetë më të mirë. Fare pak janë ata, të cilët vijnë thjesht për ekskursion” - kështu e fillon tregimin e tij një bullgar, i cili ka ikur nga atdheu përpara 31 vjetëve.
Krasimir Baçev vendoset në Pragë akoma para fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari dhe krijon firmë transporti. Në atë kohë nuk ka pasur bileta më të lira për avion dhe udhëtimi i bashkatdhetarëve tanë drejt Spanjës, Gjermanisë dhe shteteve skandinave ka qenë kryesisht me autobus përmes Çekisë. Kështu, në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, Krasimiri ka qenë njeriu, i cili i pret bullgarët të cilët mbërrijnë në tokën çeke dhe i njeh nga afër motivet e tyre për emigrim. Kujtohet se pjesa më e madhe kanë ardhur të shtypur nga varfëria dhe nga pamundësia që të gjejnë punë në qytetin e tyre të lindjes.
Dhe vazhdimisht është rritur dhe numri i bullgarëve në Çeki. Tregues për këtë është shkolla bullgare në Pragë. Pak para se të mbyllë dyert për shkak të pandemisë, nuk kanë arritur klasat për të gjithë bullgarët, të cilët kanë dashur që ta frekuentojnë dhe të mësojnë. “Fëmijët largohen nga vendi i tyre i lindjes bashkë me prindërit e vet, por ky është varianti më i mirë, sesa të mbeten tek gjyshet dhe gjyshërit, kurse nganjëherë dhe nën kujdeset e të afërmeve më të largët” - thotë Krasimiri dhe vazhdon:
“Se ka mangësi në komunikimin me shtetin ka - ky është problemi bazë për bullgarët jashtë kufirit. Në kohën e kaluar shteti ka sunduar mbi çdo gjë dhe kontrolli ka qenë i organizuar dhe i sinkronizuar. Tani has një moskuptim të plotë të problemeve të bullgarëve. Vendet e tjera i përkrahin pakicat e veta jashtë shtetit, i financojnë iniciativat e tyre dhe bëjnë çdo gjë të mundur, që të mund të mirëmbajnë lobin e vet atje, por me ne kjo fare nuk është kështu. Kurse që të gjithë e dinë se ata të cilët punojnë jashtë shtetit ndihmojnë vazhdimisht me para të afërmit e vet në Bullgari. Nga Çekia dërgohen përditë qindra mijë koruna të afërmeve në atdhe. Në kohën e kaluar /në periudhën e socializmit/ këtu ka pasur dy grupe njerëzish - studentë të ardhur me këmbim midis shtetit bullgar dhe atij çek dhe punonjës, më tepër në sferën e prodhimit të perimeve. Këtu u thonë “kopshtarët bullgarë”. Ata i kanë mësuar çekët sesi të rrisin perime, kanë sjellë për në Çeki kultura të reja bimore dhe kanë gëzuar një emër shumë të mirë. Njerëzit kanë thënë: “Puno si një bullgar!” domethënë se, njeriu duhet të bëjë çdo gjë të mundur, që të mund të përfundojë punën e dhënë.
Si një mangësi të madhe Krasimir Baçev shënon mungesën e komunikimit ndërshtetëror lidhur me kuadrot, diçka e cila ka qenë prioritet para vitit 1989.
“Nga njëra anë flitet se duhet të ketë një prodhueshmëri më të madhe dhe investime, kurse nga ana tjetër çdo gjë është braktisur dhe secili i cili ka ardhur në Çeki përballon situatën ashtu si mundet” - thotë Krasimir Baçev. Sipas fjalëve të tij tani ka probleme të shumta të dhimbshme, të cilat ndihen nga bullgarët kudo, por protestat nuk janë një mënyrë për zgjidhjen e tyre. Në Çeki po kështu ndihet kriza ekonomike, dhe sipas fjalëve të bashkatdhetarit tanë, protestat janë gjëja e fundit , për të cilën u mbetet kohë bullgarëve aty. “Punonjësit e vërtetë nuk do t’i shikoni nëpër protesta. Ata nuk shikojnë kuptim që të protestojnë pikërisht në këtë situatë”- është i bindur Krasimir Baçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..