Minuta para orës 12.00 filloi protestë para pronës së biznesmenit dhe bos mediatik Ivo Prokopiev në rajonin Buxhaka afër qytetit bregdetar Sozopoll. Ajo u organizua nga ish eurodeputeti Nikolaj Barekov i cili thekson, se kjo pronë u ndërtua mbi shkëmbinjtë dhe pengon qasjen e njerëzve deri në bregdet dhe Gjirin e Parajsës. Protesta nën moton “Ia ktheni Buxhakun njerëzve” mblodhi afro 20 demonstrues të cilët vunë flamurin bullgar mbi një nga gardhat e pronës. Një kontrollim i Radios Kombëtare Bullgare zbuloi se pranë pronës ka një shteg i cili çon deri te bregu i detit. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Sozopoll Tihomir Janakiev ka 3 prona të cilat pengojnë qasjen te bregu i detit, por ato janë në pjesën veriore të qytetit.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..