Nga 21 deri më 23 gusht edicioni i 6-të i Burgas Skate Open do të mbledhë në qytetin bregdetar Burgas garues nga Kolumbia, Portugalia, Brazili, Greqia, Rumania, Çekia, Bullgaria. Mik special do të jetë kampioni i shumëfishtë i skateboarding-ut nga Çekia Maksim Hubanev, njofton Radioja Kombëtare Bullgare – Burgas. Për herë të parë do të ketë edhe kategori për garë të femrave.
Veprimtaria do të shoqërohet me një program të pasur kulturor.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..